• |
ide | kryesore

34, por nuk i tregon: Ronaldo feston ditëlindjen e parë bardhezi, Juventus e uron kështu…

Sport



Cristiano Ronaldo feston ditrëlindjen e parë me fanellën bardhezi, por mosha nuk i prish aspak punë fenomenit portugez. 34 vjetori e ka gjetur CR7 në kulmin e formës dhe vjen nga dy gola kundër Parmës, që pavarësisht se nuk i dhanë dot fitoren Juventus, e konfirmuan portugezin si një lider të padiskutueshëm në fushë. Të përpikta urimet e klubit, në faqen zyrtare…

“Një ditëlindje që të gjithë ne e festojmë duke patur ende parasysh dy perlat e shënuara të shtunën në kampionat, kundër Parma. Dy gola që e kanë ngjitur në krye të klasifikimit të golashënuesve, në vitin e parë në Serie A. Gol që i shtohen lojërave të prestigjit që na ka dhuruar deri tani, e që e projektojnë në Olimp (edhe) në futbollin tonë me numra të frikshëm. Dy statistika mbi të gjitha: CR7 i ka shënuar 13 nga 19 skuadrave me të cilat është përballur e ka shkuar në gol gjashtë herë në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Për të mos folur për goditjen me kokë që i dhuroi Juventus trofeun e parë të sezonit në Jeddah. Cristiano është Cristiano, nuk duhet të përdorësh asgjë tjetër për ta përshkruar: duhet shpikur. E gjithë ajo që mund të bëjmë, me të gjithë tifozët bardhezi, është një standing ovation e ti urojmë ditëlindjen!”




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *