• |
ide | kryesore

51 të prekur nga fruthi në 1 muaj, ISHP bën thirrje: Vaksinohuni!

Lajme, Të fundit



Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve sipas grupmoshave 1-5 vjeç. Kjo për shkak se brenda një muaji, ka patur 51 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi.

Grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç dhe rastet më të mëdha janë konfirmuar në Tiranë.

“Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit:, sqaron ISHP.



1 Comment

  1. jo vetem fruthi por dhe gripi i derrave ju ka kap ju kafsheve te leninit,stalinit,putinit e edvinit.kafsh ju beri enveri edhe me kafsh edvini ,ky ka perparuar madje ju quan dele,lop,derra,gjela maje plehut dhe ne fund kazan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *