• |
ide | kryesore

Douglas Costa në festë me Neymar pas aksidentit: Juventus irritohet…

Sport



Nuk është pëlqyer nga Juventus. Nuk është në stilin e bardhezinjve të bësh festë pas orë nga një aksident i rrezikshëm. Douglas Costa nuk do të gjobitet për faktin se mori pjesë në festën ekskluzive të mikut të tij Neymar, por ajo arrati parisiene dokumentuar në rrjetet sociale nuk i ka pëlqyer aspak klubit torinez: shumë e freskët përplasja në autostradë, por që për fat nuk la pasoja.

I’u desh shumë pak brazilianit të harronte traumën e Jeep-it gati të shkatërruar në afërsi të Santhià: në mbrëmjen e ditës së lirë, organizoi një udhëtim-blic për të shkuar të festojë ditëlindjen e mikut të tij e shok në Kombëtaren e Brazilit. Douglas, që është kthyer në kohë nga Parisi e ka qenë i përpiktë në Continassa, ka përdorur madje rrjetin social për të uruar edhe ditëlindjen e portugezin me numër 7.

Edhe braziliani i Psg kishte dëshirë të zbavitej pavarësisht momentit jo: Neymar është dëmtuar, por patericat nuk e kanë penguar të kërcejë. Festa e 27 vjetorit të O’Ney kishte një karakterisikë në kodin e veshjesh: të gjithë duhet të kishin dicka të kuqe. Douglas u limitua vetëm me të shkruarën “Vita” në një fanellë të bardhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *