• |
ide | kryesore

Emrat/ Jepet pas 12 orësh masa për 32 të arrestuarit e dosjes së trafikantëve

Lajme, Të fundit



Ka zgjatur plot 12 orë seanca për dhënien e masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për 32 të arrestuarit e megaoperacionit “Rruga e Gabuar” të cilët pajisnin me pasaporta të falsifikuara persona të ndryshëm me destinacion SHBA, Kanada, Britani e Madhe dhe vendet e BE. Seanca nisi në orën 09:00 të mëngjesit të së martës dhe përfundoi rreth 20:30 të mbrëmjes.

Për 22 nga të ndaluarit është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, 7 të tjerë janë lënë në masën “arrest shtëpie” dhe 5 të tjerë në “detyrim paraqitje”. Ndaj këtij grupi kriminal janë dokumentuar me dhjetëra raste të trafikimit të klandestinëve, madje edhe persona me precedentë kriminalë. Si vend transit për klandestinët, kjo organizatë përdorte vendet afrikane, ose Qipron. Të interesuarit kanë paguar shuma të konsiderueshme financiare që varionin nga 10 deri në 30 mijë dollarë.

Në arrest me burg janë lënë: Petrit Beqiraj, Ermal Mema, Vesel Gjolleshin, Dashnor Tafani, Arben Danglli, Leonard Markaj, Dashamir Seferi, Enver Muka, Idi Mita, Glej Shehu, Ilia Margo, Çajup Tafa, Arjon Shehu, Afrim Emini, Mentor Meci, Gjergji Mezuraj, Françesk Meta, Aleksia Kamaj, Mehmet Cani, Erlis Shehu, Edmond Omeri dhe Kostaq Gjoka.

Në arrest me burg me afat 1-mujor është lënë polici Elmas Bilbili ndërsa në arrest shtëpie janë lënë: Arjan Shehu, Jonaq Gramozi, Vangjel Gramozi, Simon Këri, Enver Muka, Shuaip Shero.

Masa detyrim paraqitje është dhënë për Bedri Meta, Avni Vezajn, Astrit Zigurin, Besnik Hoxhën dhe Marlen Shoshaj. Pjesë e rrjetit që trafikonte emigrant ilegalisht drejt BE-s, Anglisë dhe Amerikës rezulton se është edhe kreu i shoqatës vllahe, Simon Këri i cili u la në masën arrest me burg.

Një tjetër shtetas i dyshuar si organizator i grupit kriminal të trafikimit dhe ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri është dhe Dritan Gramozi i cili rezulton se ka mundur t’i shpëtojë arrestimit paçka faktit se ka qenë nën vëzhgimin e grupit operacional të policisë. Sipas prokurorisë, Dritan Gramozi në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar kanë pajisur me pasaportë të falsifikuar shtetasin Hajri Seferi, në kohën që ky ishte në përgjim në bazë të hetimit për llogari të dosjes “339”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *