• |
ide | kryesore

Ilir Meta në SHBA: Zgjerimi i BE-së është ndryshimi i vetëm kufitar në rajon

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ishte sot i Ftuar Nderi në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, për të mbajtur fjalën në forumin me temë: “Sfidat e Rajonit të Europës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia”.

Theksin në fjalën e tij, Kreu i Shtetit shqiptar e vendosi tek domosdoshmëria e stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon duke shprehur hapur qëndrimin e tij tashmë të qartë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Sipas Metës i vetmi ndryshim kufijsh në rajon duhet të jetë zgjerimi i plotë i kufirit europian.

“Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë katalizator jetik për të zgjeruar kufijtë e NATO dhe Bashkimit Europian, pasi ato mbeten bazat e stabilitetit dhe begatisë në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian”, – ka theksuar Meta në fjalën e mbajtur në Senatin amerikan.

 



1 Comment

  1. Po ky Hajduti sikur ishte kunder shkembimit te territoreve,ndoshta Amerikanet nuk kane njohurite e ketij Specialisti te vjedhjes.Palaco fare,neise hajde shpejt se Monika po te pret qe te permbysim Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *