• |
ide | kryesore

Incident në OKB/ Ambasadorja e Shqipërisë ndalon konsullen e Kosovës të marrë fjalën

Lajme, Të fundit



Ka qenë konferenca “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë holokaustit”, arsyeja e ngritjes së “tensioneve” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për shkak se ambasadorja e Shqipërisë në këtë institucion ndërkombëtar, Besiana Kadare, ka injoruar konsullen e përgjithshme të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, duke mos e lejuar atë të flasë, dhe për të treguar se edhe shqiptarët në Kosovë kanë strehuar dhe ndihmuar shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të pranishëm ishin shumë ambasadorë të shteteve të ndryshme si dhe personalitete të rëndësishme të komunitetit hebre në ShBA. Hiq më pak se 17 pjesëmarrës në këtë konferencë kanë folur për shpëtimin e hebrenjve, të cilët janë strehuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet tjera shqiptare, por që ambasadores Sahatqija ju mohua fjalimi saj në këtë ngjarje.

Sahatqija ishte e ulur në rreshtin e tretë të pjesëmarrësve, pas diplomatëve të rangut të ambasadorëve, pikërisht tek pjesa e qytetarëve.

Ambasadorja Sahatqija, ka tentuar disa herë në këtë konferencë ta bëjë të paktën një pyetje, për pjesën e kohës që ishte dedikuar vetëm për pyetje nga audienca, por, edhe kjo i është mohuar.

“Pasi që ambasadorja Kadare, ka përcaktuar se kush flet, kam tentuar disa herë të paktën ka bëjë një pyetje, kur e kam ngritur dorën të kërkoj fjalën, për një pyetje, por edhe kjo më është mohuar’, theksoi Sahatqija.

Për këtë arsye, ambasadorja e Kosovës në Nju Jork ka braktisur konferencën, duke thënë se i vjen keq që organizatorët nuk ia dhanë fjalën në konferencë. Kjo sjellje e ambasadores Kadare, ka irrituar komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilët ishin të pranishëm.

Cafo Boga, biznesmen dhe financier, dhe anëtar i respektuar në komunitetin shqiptar, kontribuues dhe filantrop i dalluar për kulturë, në shenjë pakënaqësie të mos dhënies së fjalës nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, tha se po e sheh ambasadoren e Republikës së Kosovës, Teuta Sahatqija,në rresht me të, edhe pse ajo do duhej të ishte në panel, e të flet për Kosovën, se si ky shtet ka ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Shpëtimi i hebrenjve ishte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, pra i shpëtuam si komb që jemi. Më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë kufijve gjeografikë të Shqipërisë. Të njëjtat histori të shpëtimit të hebrenjve nga kombi shqiptar kanë ndodhur edhe në Kosovë, Mal të Zi, dhe në vendet tjera ku kanë jetuar shqiptarët. Dhe më duket se aktet e tyre po harrohen nëse ne fokusohemi vetëm te Shqipëria”, tha Boga.

Ai tha për Telegrafin, se për këtë arsye, ambasadorja e Kosovës duhet të ishte lejuar të fliste në këtë forum, dhe se mënyra se si hebrenjtë u trajtuan nga shqiptarët është mënyra shqiptare e mikpritjes.

Por, pse iu mohua fjalimi në këtë takim, ambasadorja Teuta Sahatqiu, shefe e Misionit të Kosovës në New York, tha për Telegrafin, se nuk e di arsyen, edhe pse ka kërkuar të jetë në panel.

“Ende nuk e di pse më është mohuar fjalimi im në këtë konferencë . Kam kërkuar të jem në panel, por nuk u bë, pastaj kërkova të kem fjalën time si mysafire, por as kjo nuk mu lejua”, tha Sahatqija, duke shtuar se gjatë konferencës iu dha fjala disa diplomatëve të tjerë, por jo edhe asaj.

Ndërkaq, ambasadorja e Shqipërisënë OKB, Besiana Kadare, pati thënë në konferencë , se “jam krenare sot që nderoj trashëgiminë e popullit shqiptar dhe që jam pjesë e një kombi, i cili qëndroi në anën e drejtë të historisë, në kohën e duhur dhe mori vendimin e drejtë”.

Kadare nuk përmendi edhe kontributin e Kosovës për të shpëtuar dhe strehuar hebrenjtë.

Në këtë konferencë i pranishëm ka qenë edhe shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, i cili bashkë me Joseph DioGuardi, një mik i shqiptarë ve të Kosovës, kanë kërkuar njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Këshilltari Gjonaj kishte folur për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë, dhe se të dy popujt kanë pasur një histori të ngjashme.

Ndërkaq, Joseph DioGuardi, ka kritikuar ambasadoren e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila në fjalimin e saj fare nuk e përmendi Kosovën, shtet ky që ka shpëtuar shumë hebrenj gjatë luftës së Dytë Botërore.

Për shpëtimin dhe strehimin e hebrenjve nga populli i Kosovës, kishte folur edhe kongresisti Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Megjithëkëtë, ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, ka falënderuar të pranishmit në konferencë, duke përfshirë edhe shefen e Misionit të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija.

Por, pavarësisht mesazhit të saj në “Twitter”, raporti mes tyre në konferencë nuk ka qenë pozitiv. Kurse, ambasadorja e Kosovës në New York, Sahatqija, nuk e ka pasqyruar në asnjë moment në rrjetet sociale praninë e saj në konferencën e organizuar nga shteti shqiptar.

Derisa për ambasadoren Sahatqija, ende mbetet e paqartë një veprim i tillë i ambasadores së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, në anën tjetër, me gjithë insistimin, për të marrë një qëndrim të ambasadores së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare kjo ka qenë e pamundur, pasi për katër ditë rresht, ajo nuk i është përgjigjur kërkesës në fjalë, as përmes telefonit dhe as përmes email adresës së saj. /Telegrafi



14 Comments

  1. KOMUNISTET KANE NJE NGJYRE SKAN ATEDHE FE DHE IDE NEOKOMUNISTJA E RE NJESOJ SI ETERIT E TYRE SE DUAN E SE DUAN KOSOVEN VETEM E VETEM PSE ESHTE GEGE. KANE PROBLEME HISTORIKE ME GEGET KOMUNISTET ….

  2. E bija e te jatit, nopran Ismail Kadare. Mire Ismaili eshte shkrimtar i madhe dhe mund t’i behet leshim por e bija?! Cfare vlerash ka ajo te sillet harbuterisht me perfaqesuesen(konsullen) e Kosoves ne New York?! Kosova eshte shtet i pavarur dhe duhet t’i degjohet zeri dhe t’i njihen vlerat. Apo per Besiana Kadare nuk ekziston Kosova dhe nuk ka histori?! Shpresoj te jete qendrimi i saj personal dhe jo platforme e Qeverise se Rilindjes (familja Kadare eshte e perfshire pavaresisht pallavrave te Ismailit qe e ‘ndiqte’ Sigurimi i Shtetit te periudhes komuniste te Shqiperise).

  3. Keshtu eshte kur e mbush diplomacine e jashtme me njerez qe u pelqen vetja,ju duket sikur jane te pa vdekshem ne ato poste ,ku nuk kane piken e -haberit-per te bere diplomaci-si ambasadoret dhe ambasadoret dhe ate -Ushkurin-qe i delegoi ministrine e jashtme edvin drogaxhiu.

  4. Monstrat si ismail kadare, qe qahet rrugeve te Evropes se s’ia jepkeshin Nobelin se jemi populli vogel, vetem monstra te tilla mund te pjellin!

  5. Kjo la nam kur ishte Ambasadore ne Hollande dhe tani ne Amerike..po mire me vetem keta idiote ka shqiperia, apo na ka hypur Blloku ne kurriz..

  6. Po te mos ishte per hater te madhit Ismail Kadarese kjo Besiana minimalisht duhet te largohej nga detyra. Po kete skandal sduhet ta beje as si shqiptare por as si vajza e Ismail Kadarese,edhe sepse te nderuarit Ismail dhe Helena Kadare, ne Kosove duhen, lexohen e vleresohen edhe me shume se sa ne Gjirokaster. Jo me lag se para 1-2 muajsh Helena u prit ,si gjithmone,ne menyre madheshtore nga politikanet dhe media ne Kosove,duke perfshi dekorime nga presidenti,Kryeministri etj. se per te madhin Kadare ska nevoje as te flasim. Ti Pra Besiane ste vjen zor nga prinderit te pakten qe ua skuq fytyren? Ti Besiane je ajo qe ke ngrit doren 3 here kunder Amerikes.ne votimet e ndryshme ne OKB, pra teresisht kunder interesave kombetare shqiptare. Skandal dhe percarje e panevojshme. Kosova ka edhe me shume nevoje qe te promovohet mikpritja ndaj hebrenjve ne menyre qe Izraeli te njoh Kosoven, e si ti ia perjashtove kete mundesi? Aq me teper qe ambasadorja e Kosoves nuk do genjente por do tregonte realitetin, realit i mikpritjes shqiptare, kudo, EDHE ne Kosove.Sidoqofte Besiana perfaqeson veten, dhe as prinderit e vet, e aq me pak Shqiperine.

  7. TE SHKARKOHET SOT PLEHU BITH KADARE
    DHE NE VEND TE SAJ TE EMEROHET KOSOVARJA
    PIKE

  8. Nuk asht sefte bre sjellja injoruese e paedukate e Besianes kurve.
    E ka na edhe diten e flamurit pasi qe nuk ftoj Teuten ne nje recension ne banesen e saj sebashku me Ambasadore te vendeve mike ne New York.

  9. E din zonja Kadare shume mire se kjofar sahatqinja e ka shit voten per ta bere presednik thacin! Mjafton te kuptohet se cfare morali ka kjo kur e shet voten per post te ambasadores! zero karat karakter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *