• |
ide | kryesore

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri: Mogherini po i shërben Serbisë

Lajme, Të fundit



Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e ka kundërshtuar fuqishëm deklaratën e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq që në dialogun final mes Kosovës dhe Serbisë të futet edhe Trepça.
“E kundërshtoj fuqishëm këtë deklaratë skandaloze dhe luftë nxitëse nga ana e Zyrës së Mogherinit, që tregon se zonja Mogherini ka marrë anën e Serbisë, duke dhe humbur besueshmërinë për të qenë ndërmjetësuese të paanshëm i Dialogut të Brukselit. Ky nuk është qëndrim i BE-së, por vetëm i disa zyrtareve që janë në rrugë të gabueshme”, citohet të ketë thënë ish-kryenegociatorja.

Ajo ka shtuar se Mogerhini nuk po i shërben BE-së.

“Mendoj se pyetja hipotetike duhet kujt po i shërben Mogherini, sepse është e qartë se nuk po i shërben BE dhe as nuk po i mbron parimet e BE për Ballkanin Perëndimor ku 6 shtete përfshirë këtu dhe Kosovën janë në rrugën e Integrimit Evropian”, ka thënë Tahiri.

Edita Tahiri ka shtuar se është alarmante që zyra e Mogerhinit nuk respekton qëndrimet e shteteve që e kanë njohur Kosovën.

“Nuk duhet të harrojnë as Mogherini as Kocijançiq se 23 vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërsa vetëm 5 nuk e kanë njohur. Është alarmante që zyra e Mogherinit nuk respekton qëndrimet e shteteve liderë të Evropës, si Gjermania, Franca, Britania që kanë shprehur qëndrim të prerë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në raport me Serbinë”, tha ajo për Kallxo.com.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *