• |
ide | kryesore

Kapet kokainë dhe 50 mijë euro në Itali, pranga për një shqiptar dhe 7 marokenë

Lajme, Të fundit



Rreth dy kg drogë u sekuestrua, ndërsa një duzinë njerëzish përfunduan në pranga për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar dy italianë, një shqiptar dhe 7 marokenë.Ky është rezultati i operacionit të madh kundër drogës nga policia në Pesaro Urbino. Grupi hetimor ka goditur grupin e drogës, teksa në zonë ishte në rritje shitja e kokainës dhe konsumi i hashashit.

Hetimet kanë zbuluar, se droga fshihej nga një maroken, i arrestuar tanimë. Hetuesit zbuluan më shumë se gjysmë kg kokainë me vlerën e 50 mijë eurove dhe gjysmë kg hashash. Dy banorët italianë luanin rolin e korrierëve, ndërsa shqiptari luante rolin e kontraktonit. Grupi shiste lëndët narkotike kryesisht në Fano dhe në Fossombrone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *