• |
ide | kryesore

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

2, Arkiva, Ide



Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu, duke vërtetuar thënien se, përveç mesazhit, është e rëndësishme edhe se kush e përcjell atë.

E ashtuquajtuara “ndërhyrje në punët e brendshme” e Kurtit, ishte në thelb ajo që prej shumë kohësh ka nisur të artikulohet zëshëm në Shqipëri, por pa gjetur ende një platformë për t’u instaluar: pabarazia e frikshme që ka krijuar sistemi dhe pamundësia që ai të vetëkorrigjohet. Për rrjedhojë, pa qenë nevoja për ta thënë me fjalë, çështja e një lëvizje antisistem mund të vihet në rend të ditës dhe protesta e studentëve tregoi se terreni për të nuk është më i virgjër. Albin Kurti nuk pati nevojë t’i japë këto shpjegime, por profili i tij e bën automatikisht atë mbartësin më të besueshëm të një ideje të tillë.

Në ujrat e ndenjura të pellgut politik e social të Shqipërisë, mjaftoi një puhizë e lehtë për të provokuar frikën e ndryshimit të një statuskuoje që qarkullon po ato elita që mbajnë peng vendin për hir të interesave ngushtësisht personale e materiale. Kjo shpjegon dhe batarenë e sulmeve ndaj Albin Kurtit, idetë dhe personaliteti i të cilit janë në vetvete në kontrast të thellë me figurat e njollosura të tranzicionit tonë legjendar. Përballë pasqyrës së një politikani të tillë, njollat e tyre shfaqen dhunshëm në sytë e qytetarëve që prej tre dekadash presin ndryshimin.

Lideri i Vetvendosjes nuk është pjesë e kazanit politik që gëlon në dy vendet tona. Virusi i njohur rajonal i korrupsionit apo i lidhjeve me krimin, nuk e ka prekur dhe, vetëm kjo mjafton për të bërë diferencën me ata që tjetër gjë premtojnë kur janë në opozitë dhe krejt të kundërtën bëjnë kur marrin pushtetin.  Kurti është një politikan që është ngritur jo thjesht mbi disa parime, por me investimin e një besimi të jashtëzakonshëm tek to. Eshtë ngritur nga angazhimi qytetar, nga sakrifica, nga forca e shembullit, nga përkushtimi politik në emër të atyre parimeve dhe jo nga përdorimi i parimeve në emër të politikës. Për këtë arsye, ndonëse me një grusht njerëzish në pikënisje, ai arriti të mbjellë frymëzimin që, në zgjedhjet e fundit në Kosovë, fitoi mbështetjen më të madhe të votuesve.

Në këtë pikë Albin Kurti është imun ndaj sulmeve banale që politikanët shqiptarë përdorin rëndom ndaj njëri- tjetrit. Dhe diferenca e tij me ta e bën edhe më të fuqishëm ndikimin mbi masën e madhe të njerëzve. Për këtë arsye, Kurti po sulmohet se ai, njeriu që ka afishuar si ideal të tij dhe forcës politike që përfaqëson Bashkimin Kombëtar, sot po del kundër këtij bashkimi, drejt të cilit do të na çojë marrëveshja me Serbinë. Sipas kësaj logjike, kreu i partisë më të madhe në Kosovë duhet t’i japë besimin e tij dy apo tre liderëve politikë, të kontestuar fuqishëm në vendet e tyre, të cilët pretendohet se do të arrijnë një marrëveshje që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Beogradi dhe më pas bashkimin e saj me Shqipërinë.

Ata që e kanë investuar besimin e tyre verbërisht tek këta individë, të cilët kanë dhjetra vjet që riciklojnë njëri- tjetrin duke i lënë shqiptarët në vend numëro, shkojnë më tej duke e përdorur marrëveshjen edhe si çelësin magjik që do hapë portat e zhvillimit dhe integrimit në BE. Në fakt përparimi i Shqipërisë, por  edhe i Kosovës, nuk ka ngecur për shkak të raporteve të padefinuara me fqinjët, por për shkak të politikanëve të korruptuar, të lidhur me krimin dhe bizneset e paligjshme si dhe për shkak të konfliktit permanent mes veti, që mbahet gjallë vetëm si mjet për të ricikluar të njëjtën liderë që u flasin emocioneve dhe jo arsyes së votuesve.

Prandaj zëri i arsyes që vjen nga një politikan i panjollë dhe i ditur, më shumë se “idealin” e madh të bashkimit që do të na vijë nga marrëveshja me Beogradin, rrezikon kastën që nuk lë gur e mur pa lëvizur vetëm që të mbijetojë, në një kohë kur prej vitesh do të duhej të ishte groposur. Albini është thjesht kufiri i palëvizshëm që shenjon vijën ndarëse për politikanët shqiptarë. Prandaj sulmet ndaj tij do vinë duke u shtuar, tashmë edhe nga Tirana. /©lapsi.al/

Analiza/ Albin Kurti po merr përmasat e një politikani kombëtar

 



14 Comments

  1. Por Partia dhe Udheheqesi inë sipatrembur kane shokun Baton qe nuk ia ben dish fjallen Partise dhe e shpie Partine na fitorja në fitorje

  2. gabim Shkullak, Albin Kurti gjithmone eshte sulmuar. Deri dje sulmoheshe nga Berisha dhe PD e sot ka filluar te sulmohet nga PS. Verberia qe te ka zene te ben te te duket sikur kan filluar sot ta sulmojne

  3. Shkulak prap e nderrove foton ,sikur je tamam fshatar,origjina duket qe ne fytyre vrare lije.Je shume antipatik dhe mezi flet shqip.Kurti me shume te gezon ty se ka frike njeri,Ti edhe mizen qe fluturon e ben greviste,edhe unioni i nje fakulteti pa emer ne Gjermani ishe dakort me protestat e studenteve,keto jane tamam”KAZAN”.Na merzite me karrlliqe dhe kerkon shpetim nga Kurti.Nga Marku ,nga Rrogozhina e c’fare te dali perpara.Filtrohu pak ne veten tende dhe mos jep mendime femijesh dhe mbrockulla.Je peshtire kur lexohesh dhe i veshtire kur degjohesh.Kurti eshte mire qe vjen ne Tirane por me shume per egoizem dhe gjurulldi sepse Ai nuk ka asnje baze qe e njeh veprimtarine e tij.Eshte djale i zoti( pa nevojen e Shkulakut) por vetem jep flake kashte.Sa per dijeni Xhafer Deva qe pushkatoi 81 shqiptare ne Tirane me 4 shkurt/1944 eshte daja i plote i Ibrahim Rrugoves,por kjo nuk do te thote qe I.Rrugova eshte njesh me dajen.Kurti ka idete e vet majtiste qe eshte habi qe bashkohet me idete e djathta te PD.Pra s’ka ide ,ka vetem rremije dhe pastaj situata humbet kontrollin dhe faji ngelet jetim neper prokurore.Viti 1997 eshte viti me i zi ne Shqiperi,u vrane mbi 3000 njerz kot fare sepse Kryespecialisti i skemave piramidale i hengri te gjitha per vehte.Rama eshte birbo,hajdut dhe i paftyre,Meta dy here me shume hajdut,Berisha dhe familja apo Basha jane te nje orkestre banditesh.Akoma me vjen cudi se si TI Shkulak nuk permende njehere Remzi Hoxhen qe Saliu e la edhe pa varr,apo Imamin e la pa dhembe,apo Gjinushin etj i rrahu dhe i masakroi.Po ne jemi bythelepires dhe harrojme shpejt.Tirana e ka mjaft familjen Meta dhe familjen Berisha per rremuje dhe vjedhje,Kurti vetem rrotullon timonin ne te gjitha drejtimet pa busull.Harrova Shkulak ,a ke qene ndonjehere tashti afer ne fshtin e humbur ku ke lindur?

    1. Medemek ti na qenke “qytetari i zgjuar” e Shkullaku është fshatar.
      Kushdo që lexon shkrimet e Shkullakut e të krahasojë me këto idiotësitë që shkruan ti, është njëlloj si të krahasosh elefantin me pleshtin.
      Mund të mos jem dakord edhe unë me ndonjë mendim të Shkullakut , por ama me të tilla hale komentesh prej rrugaçësh nuk mund të jem kursesi dakord.

  4. I vetmi film i Hollivudit qe flet qe supervjedhjet eshte ai i familjes Berisha.Gjer tani eshte rasti unikal se si vidhet shteti….edhe Kurti duhet ta kete pare kete film,apo eshte harruar dhe presin filma te tjere me Ramen.Shkullak na bej nje skenar te Gerdecit apo te unazes qe tja japim Hollivudit apo Teatrit Kombetar.

  5. Kush i friksohet Shkullak? I friksohen ne fillim fqinjet tane serb dhe grek, i friksohen me pas nderkombetaret pasi kane histori me Albinin dhe preferojne nje politike vartese, pastaj lehin keto konet ketu ke ne. VV ne Shqiperi sjell dy gjera te rendesishme. Rrealizon hapin e pare te bashkimit kombetar pasi bashkimi nuk eshte thjesht ceshtje ligjesh por gjenezen e ka ne bashkimin e Shqiptareve me njeri tjetrin, dhe automatikisht rrezon partite politike ne Shqiperi njehere e mire, qe i sherben interesit te Shqiptareve ne Shqiperi dhe Kosove. Sepse pa Shqiperi nuk ka Kosove te forte, dhe pa u rrezuar partite tek ne nuk ka Shqiperi. Rasti i studenteve eshte hapi me i mire i VVse, per krijimin e nje force politike siameze ky dy partite njera ne Tirane e tjetra ne Prishtine me programe te njejta pakashume kane nje perfaqsi te perbashket te pa kapshme nga interesat ne Tirane. Me interesa nuk kam parasysh vetem ato te biznesit por kryesisht te elites pseudo intelektuale te korruptuar moralisht dhe ekonomikisht. VV nuk eshte alterative per PSne vetem, apo per PDne eshte alternative e gjithe klases politike ne Shqiperi. Studentet dhe VV sote kane rastin me te mire per te rrealizuar kete dhe shpresoj se do te behet pavarsisht sulmeve qe priten te vine nga elita politike dhe interesat e ndryshme ne Shqiperi.

  6. Ore Rama duhet hequr nje ore e me pare,po pse presim qe te vije Kurti apo Haradinaj qe ta rrezojme Ramen.Shkullak pse nuk vete ti ne Kosove kur Kurti hedh bomba ne parlament dhe ti japesh nje dore ndihme sepse je shume i vlefshem,apo Monika dhe Luli pse nuk shkojne ne protestat e Kurtit.Me vjen keq qe edhe ate proteste te brishte te studenteve u munduat shume ta ktheni ne flake.Morali eshte zero por Rama si mashtrues dhe karagjoz ju njeh mire se c;fare halesh jeni dhe ben kokrren e palles.Me premtimet e Lulit qe ne cdo qytet premton “qe veza eshte nje glase pule” ,Rama jeton fare mire.Asnje analize nuk behet per opoziten qe eshte bere e pabesueshme dhe e pa moraleshme,Bushati beri nje analize shume te mire qe tregon se kemi mbritur ne dore te nje hajduti si Meta.,qe Kurti nuk e ndryshon dot.

  7. Doli haxhi qamili I gazekareve shqiptare,erdhi albini qe te shkruaj disa rreshta qe edhe vete nuk I beson,por kur behet fjale per zarfe plot edhe ky bukes buke I thote si te gjithe pushtat publik ne kete vend

  8. Nuk ka mundesh Shkullak te rregulloje catine e komshinjve, kur vete je pa cati.Kurti te rregulloje Kosoven dhe e ka boll,por beji te fala nga Bushati .

  9. Sikur te ishim ne BE dhe Shkullaku te ishte me rotation Kryetar I BE,hajde gallate dhe nevojtore.Nje debil dhe I paafte je Shkullak,bej ca romane me dedektive dhe fast food

  10. Interesant !
    Sa më shumë i del boja kësaj qeverie të korruptuar e kriminale, sa më shumë të zbulohen ndyrësitë e politikanëve që bëjnë pazare me Serbinë për interesa të tyre e në dëm të kombit shqiptar, aq më shumë i ndërsen Mero Baze ca fundërina që komentojnë në gazetën e tij, që të komentojnë në portalin e lirë Lapsi.
    A keni parë që në ndonjë nga komentet e këtyre zagarëve të Ramës e Bazes që dijnë vetëm të lehin për opozitën, që të analizojë ndonjeri qoftë edhe me ate injorancën që i karrakterizon, qoftë edhe një nga qindra skandalet e kësaj qeverie ?
    Nuk e bëjnë dot sepse jo vetëm nuk e kan takatin e inteligjencës por edhe se me siguri që një pjesë e tyre janë kontigjent i bandave të Shullazëve, Habilajve, Avdylëve apo Bajrëve.
    Pse lehni si zagarë të fshehur o burracakë ?
    Nëse ju a mban , dilni në protesta kundër opozitës që po “keqqeveris” Shqipërinë.
    Në ju a mban, dilni e protestoni në rugë dilni e kundërshtoni kërkesat e opozitës për të luftuar krimin e organizuar e mafien e drogës e jo të lehni kundër atyre pak gazetarëve që kanë kurajon të mos bëhen si ju zagarë të pronarëve të mediave që i lidh me Ramën vetëm paraja.
    Po kush të detyron more “lumjan” analfabet që të shkruash budallallëqe këtu e që po ti lexosh edhe vetë , nuk ju a gjen dot kuptimin ?

  11. Askend nuk mund te friksoj Albin Kurvi, por vetem gezon majmunet dhe kryesisht te rraces Babuin ku ben pjese edhe ti Shkullak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *