• |
ide | kryesore

“Kur isha i ri isha i çmendur, në Londër peshoja 95 kile…”: rrëfehet Boateng

Sport



Ish-mesfushori i Milan e Sassuolo Kevin-Prince Boateng është rrëfyer për gazetën spanjolle La Vanguardia, duke bërë një bilanc të javëve të para në Barcellona, pak orë nga El Clasico në Kupën e Mbretit kundër Real Madrid, pa bërë referim me të shkuarën: “Kur isha i ri isha i cmendur, besoj është normal. Në moshën 18 vjecare në lagjen time isha shefi sepse kisha lekët, pastaj pata një fëmijë dhe duhej të piqesha, përndryshe nuk arrin të luash në skuadra si Milan e Barcellona – ka deklaruar blerja e re e blaugrana -. Mund të jesh shumë i fortë, por nëse mendja nuk është e tillë, nuk shkon askund”.

Eksperienca tek Tottenham ka qenë e vecantë, sipas asaj që tregon ganezi: “Arrita që peshoja 95 kilogram, kur isha në Londër me miqtë, shkoja nëpër festa dhe haja shumë, tani kam kuzhinjerin tim dhe ha në mënyrë të shëndetshme, por në atë kohë e dija që paratë më vinin edhe kur nuk luaja, në fakt tek Tottenham isha gati gjithnjë në tribunë me tifozët…”.

“Të luash me Messi është magjike – vazhdoi mesfushori, që u gjend të luante me kampionin argjentinas në moshën 32 vjecare -, kam patur mundësinë të bëja tani dhe të jem në këtë skuadër është gjëja më fantastike që mund ti ndodhë një lojtari. Të gjithë fëmijët ëndërrojnë të luajnë tek Barcellona”. Edhe fëmijët mbetën goje hapur përpara kësaj mundësie: “Jermaine-Prince është 10 vjec dhe kuptoi gjithcka menjëherë, Maddox duhet të mbushë ende 5 vjec dhe e dinte kush ishte Messi, kështu kur e mësoi që do të luaja bashkë me të më tha që ishte dicka fantastike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *