• |
ide | kryesore

Ministri Sandër Lleshaj sulmon TV-të: Kërkoni audiencë me viktima…

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas akuzave nga të katër anët se policia e shtetit nuk reagoi siç duhet pasi u njoh me abuzimin seksual ndaj një 14-vjeçareje në Kavajë nga një grup bashkëmoshatarësh të saj. Në një koment të bërë në Twitter, ministri Lleshaj shkruan se rasti është trajtuar menjëherë dhe me përparësi nga Policia e Shtetit, por më pas bën kritika pa guxuar të përmendë emra.

“S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit. Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë neveri” – shkruan Lleshaj pa saktësuar kush janë “ky që bën politikë” dhe “ata që kërkojnë audiencë”.

I pari duket se është ish-kryeministri Sali Berisha që në mbrëmje ishte në studion e “Ora News. Berisha ishte dhe ai që denoncoi i pari ngjarjen pas së cilës u vunë në lëvizje autoritetet. Mbrëmja e së martës kishte edhe dy emisione për ngjarjen e Kavajës, në News 24 nga Rudina Xhunga dhe “Opinion” në Tv Klan. Nuk është e qartë për kë e ka shigjetën e audiencës ministri që këtë herë ka folur si Rilindas. Edhe këtë herë problemi për të janë mediat, jo zyrtarët e shtetit. ©LAPSI.al 



10 Comments

  1. llesh po del qe esht leshi i bythes se rames ku pret spermen e frrok,rosh e dosh.qfare kujtut qe esht lleshi po nji mut si edvini.

  2. O të qiftë Kina ty bashkë me rilindasit e hajdutllikut e kriminalitetit, kur u bëtë dhe ju të neverisni kënd kur duhma juaj e qelbur ka pështirosur gjithë Europën.

  3. SHIKOJE PAK VETEN NE PASQYRE JE ME TE VERTET MOSTER TE LUTEM SHIKOJE VETEN NE PASQYRE JE MASTER MASTRASH JE MOSTER I EDI RAMES ..

  4. C’jane keta -Anemike-si te ngritur nga varri dhe bejne ver-verr po pse nuk i arrestuan me pare o -Leshi-ata qe perdhunuan ate vajzen por vetem kur e denancoi rastin Berisha .Si nuk kini turp o turi palaret e ridhjerjes,qe dilni dhederdellisni kot.

  5. Ne rastin e Kavajes, dhe mund te ruhej nje lloj sekreti , me qellim mos nxjerrjen e emrave dhe se ishin minorene. Por prape nuk mund te fshihej. Denoncimii z.Berisha. para se te njoftoj policia nuk eshte rasti i pare. Dhe kjo nuk le shije te mire Z Minister.

  6. E cna i solli kastile rama bashke me mogherimen soros erion veliaj ben blushi etj etj ben ter ate propagande qe te na sjellin prape te pagdhendurit dhe ne te tjeret te behemi kurban. Kesaj i thone fe jo politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *