• |
ide | kryesore

Mourinho pranon fajësinë për mashtrim fiskal: për portugezin një vit burg

Sport



José Mourinho, duke u prezantuar në Gjykatën e Madrid, ka pranuar një dënim prej një vit burg me kusht e gati 2 milionë euro gjobë për mashtrim fiskal në Spanjë. Krimi i kryer nga Special One është se ka fshehur autoriteteve spanjolle hyrje derivante nga shfrytëzimi i të drejtës së imazhit për vitet 2011 e 2012, kur ishte trajner i Real Madrid.

Sipas detajeve të akordit të arritur mes Mourinho, autoriteteve fiskale e prokuratorëve, vendimi për një vit burg do të transformohet në një gjobë prej 182.500 euro. Ish-Manchester United kishte paguar në korrik rreth 462.000 euro e duhet ende të paguajë rreth 2,84 milionë euro. Akordi tani duhet të bëhet i vlefshëm nga një gjykatës.

Vendimi vjen në vazhdën e një serie gjobash për shumë protagonistë të futbollit spanjoll të viteve të fundit, ndër të cilët edhe Cristiano Ronaldo që dy javë më parë u dënua me dy vjet burg me kusht, e një gjobë totale prej rreth 18 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *