• |
ide | kryesore

Prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit aplikon për të qenë pjesë e SPAK-ut

Lajme, Të fundit



Shkon në 13 numri i aplikime për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj është prokurori i radhës që ka kandiduar për SPAK.

Hajdarmataj u rikthye vetëm një javë me parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi u transferua nga Arta Marku në prokurorinë e Pogradecit pas refuzimit për të marrë pjesë në shortin e dosjes Shullazi.

Ai fitoi gjyqin në Gjykatën Administrative dhe me pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi ta rikthente ne prokurorinë e krimeve të rënda. Hajdarmataj është dhe nje nga prokurorët e dosjes Tahiri.

Lista e Prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK

Besim Hajdarmataj

Behar Dibra

Arben Kraja

Vladimir Mara

Dritan Prençi

Klodian Braho

Besnik Muçi

Anton Martini

Eneid Nakuçi

Edvin Kondili

Anton Martini

Eugen Beci

Dolorez Musabelliu



1 Comment

  1. Kelyshi I saliut dhe dekonspirusi I aksionit te policise per drogen e bananeve ne portin e durresit kerkon te futet ne spak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *