• |
ide | kryesore

Skandali/ Donika Prela njollos Vettingun, duke u pastruar politikisht

Arkiva, Kryesore



Duke vendosur që kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela të vazhdojë të ushtrojë këtë funksion, Komisioni i vettingutt i ka vënë një njollë të pashlyeshme besueshmërisë dhe paanshmërisë së tij politike. Me hije të forta dyshimi për mënyrën si ka bërë të ardhurat, me truqe që të mbulojë të ardhurat e burrit të saj, me apartamente të blera nën çmimin e tregut dhe me një njollë që i vuri përfaqësuesi ndërkombëtar i OMN-së, Prela doli e diskredituar nga ky proces.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot se “Verifikimet çuan në përfundimin se deri më tani nuk ka indicie të nevojshme për të çuar në rihapjen e hetimeve”, duke mos përfillur të gjitha akuzat publike në ngarkim të saj.

Në datën 22.01.2019, Donika Prela u shpreh para KPK dhe Vëzhguesit Ndërkombëtar Theo Jacobs se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar në Shqipëri dhe jo në një nga vendet e BE, prej nga vjen Z. Jacobs, dhe se në Shqiperi është normale të mospaguash taksa.

Gjithashtu ajo deklaroi se, në Shqipëri mund t’i marrësh lirshëm para hua çdo personi dhe në çfarëdo shume që të duash, pa qenë e detyruar fare të pyesësh se nga vijnë këto para. Madje ajo shkoi edhe më tej duke theksuar se, në Shqipëri kështu ka qenë dhe kështu është.

Një tjetër problem është se nga hetimi i kryer prej KPK dhe ONM, rreth kriterit të pasurisë së Donika Prelës, rezultoi se për periudhën 2003-2012, ajo ka deklaruar si të ardhur një pagë të konsiderueshme të bashkëshortit të saj Vangjel Prela si inxhinier tek Shoqëria e Ndërtimit “Bruci” shpk. Por ajo nuk ka asnjë dokument të pagesave me bankë dhe të pagimit të taksave dhe sigurimeve shoqërore për këto të ardhura. Kështu që ajo nuk justifikon dot dyshimin se ato para nuk janë të ardhura të zeza nga ndonjë burim tjetër.

Ndërkohë, në sitën e KPK-së kanë kaluar edhe blerjet e dy apartamenteve, që janë përfituar, sipas Komisionit, në një vlerë më të ulët se ajo e tregut. Në lidhje me këtë konstatim, Prela dhe bashkëshorti i saj kanë shpjeguar se ky çmim është për faktin se ai ka qenë punonjës në firmën e ndërtimit dhe për këtë, ka përfituar ulje të çmimit. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe firma, e cila në shpjegimet e dhëna ka thënë se këtë praktikë e ka ndjekur edhe me punonjës të tjerë.

Ndërkohë, për dyshimet e ngritura nga ILDKPKI për blerjen e një sipërfaqe toke në Petrelë, me çmim më të ulët se ai i referencës, KPK tha se ishte brenda çmimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për këtë zonë.

Por sipas Partisë Demokratike, pas njërit prej apartamenteve fshihet një konflikt i qartë interesi.

“Një apartament që zonja Prela e ka blerë në “Rrugën Tefta Tashko Koço”, tek një Kompani e quajtur Lim-Em, administratori i së cilës është në ndjekje penale, është nën hetim po nga Krimet e Rënda. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka marrë një apartament, është në marrëdhënie kontraktore me një kompani, administratori i së cilës është nën hetim nga Prokuroria që ajo drejton”. 

Pikërisht për këto arsye PD e ka quajtur procesin e Prelës me standarte të dyfishta. Ashtu sikurse tha përfaqësuesi i OMN, Theo Jacobs, dosja e saj “lë një shije të keqe”. 

Por shije më të keqe tashmë ka lënë fakti se ajo ka gjasa të jetë shpëtuar politikisht nga komisioni i vettingut, si një njeri që ka pasuar në duar dosjet e bandave të Durrësit dhe që tani do të vazhdojë të ketë edhe ato të përgjimeve të pushtetarëve të lartë.

©Lapsi.al 



36 Comments

    1. Po nuk foli ONM. Gjith ju te tjeret rrini e mos u ndieni. Ka kush i shikon keto gjera. Nese opozita ka ankesa ka se ku te drejtohen. Pse nuk ven?? Ata e din. Sa do donin qe reforma te vdiste si tha dhe alibeaj. Po paten byth te ven e te ankohen te cecua me bicak. Po jo vetem pellasin qe te degjojn militantet.

      1. ONM-ja nuk eshte zyre e hapur ankimimi. Vetem Komisioneri Publik ka te drejte te apeloje te ONM vendimin. Nese ai nuk e ben, nuk ka asnje bicak per ta rigjykuar kete vendim.

        1. Po pse nuk e beri… Apo eshte i korruptuar dhe i kapur nga rama, sic keni qef te mendoni. Mos flisni budalliqe dhe llogjikoni pak me shume se nuk ju ben dem.

  1. I mund te presim qe hajduti te zgjedhi nje xhelat qe ben punen e tij? Pas eksperimentit te vitit 1991 me ligjin 7501, ku ishim i vetmi vend ne bote qe njihnim pronen private, por njekohesisht nuk jua jepnim ate pronareve, pastaj eksperimenti shtetror i piramidave ku qellimi ishte nqs mund te krijohet nje kaste kapitaliste pa destabilizim ne nje vend post-komunist tashi kemi eksperimentin unik ne bote te vettingut. Tamam laborator ne miniature per partneret tane nderkombetare.

    1. Je gabim . Nuk ka vend per laborator por per perfaqesues te blere. Ki parasysh qe vete BE dhe USA jane ne lufte me post-demokraci.

  2. Jakobsi do ta thyej edhe kete por kjo eshte sa per me shty. Me thon qe ju te Vettingut na hani mollat neve, sepse jemi te forte nga mësimet e partise enverit dhe mehmetit.

  3. Lajm dihej qe dje.

    Vetingu eshte nje mashtrim i madh si cdo mashtrim tjeter i Rames. Nuk bir kurve qe te gjeje gjyqtar dhe prokuror te paster ne Shqiperi . Eshte nje BORDELLO. Shteti eshte BORDELLO .
    Nderkombetaret jane ketu per ti sherbyer interesave te lobeve qe i vene dhe kjo eshte kriza qe ka BE sidomos dhe USA gjithashtu.
    Me kete konfigurim ose thene me shkoqur , me kete ZAPTIM qe i eshte bere Shqiperise nga BANDA e RILINDJES., ky vend i deshtuar me pare tani eshte ne procesin e rilindjes, pra po VDES. Kush te mundet te shpetoje duke u larguar. Kush nuk largohet dot do te duhet te luftoje ose te prese rradhen qe te perballet me padrejtesine ose fatkeqesine e rradhes, dmht po pati bines kur ta rrjepin, po qe i punesuar kur ta heqin nga puna, , po pati prone kur tia marrin pronen me hir e me pahir, po pati djem ose bande ose drogaxhi dhe tia fuse ne burg Donika Prela per nje cigare hasshash Kush pati vajze , mosozot kemi shembullin e shkolles RILINDJA NE KAVAJE!!!!.
    Shqiptaret te keqen e kane tek pragu i portes, iu ka zene rrugen.
    Bandat vetem sa zgjerohen dhe iu rritet oreksi.
    Bandat nuk dine te qeverrisin per te grabisin.
    Alternativa e rradhes eshte Erion Veliaj , nje hajdut sharlatan, edhe me i rafinuar se RAMA, qe do te thote me i lig dhe me i KEQ per shqiptaret.

    Ata qe kane nndermend te rrine ne Shqiperi ose te mendohen dy here ose te mbedhin mendjen e te organizohen per te mbrojtur veten, ndoshta ia dalin, shanset jane te pakta.

    SHTETI EKZISTON VETEM NE LETER.
    SHOQERIA SHQIPTARE KA DESHTUAR .

    tani ju lapsallaret shkoni bojini gajret fuges, ekipit t tij propogandistik, si dhe ARTISTES- KRYEPROKURORES ARTA MARKU, dhe ekipit te saj virtuoz me te virgjeren e rradhes nga rradhet e ekipit te saj prestigjioz Znj Donika Prela

    1. Je nje pall komplet. E ke iden se kush e drejton reformen. Dhe se kush financon per te? O koqe militanti qe degjon vetem nga veshi i djatht.

      1. Pa dashur te nderhyj tek bashkebisedimi plot edukate, Ne fakt te gjithe e dine. Organet e vetingut. KPK me keta anetare si me siper. me keto vendime si sot. Se harrova me motren e belinda ballukut si komisionere.
        Reformen ne drjetesi e finacoi Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqperie A.K.A fondacioni SOROS

        Nderkohe qe ka plot info publike per vetingun, pyetja ime eshte si fugshpum i vogel qe je , e di qe e ke shit veten per nje cope rroge ndersa Fugshqymi i ka cantat plot .Sikurse shefi i tij , sikurse baditet e tjere Rilindas dhe jo vetem, sikurse dhe Peshkatari LU dhe KoKuqja Vlahutin ??

        te fala mamit…. ups Sandrit doja te thoja… nuk e kemi harruar humorin e NaltMaTeDhimit Edi Rama. 😀

      1. Te dogji me duket. Apo e shkrujte thjeshte da per sport se tani nuk dini cte beni dhe njelloje si shefi juaj rama, del harxhon kohen e njerve. Ske faj ti se kdhu edhte mbajt ne kembe partia socialiste. Gjithmon ne kurriz te te tjeteve. Po ti jepi vazhdo shkruaj. Rroft partia ✊

  4. E hengert mortja derjtesine tone dhe ata qe u vune per ta kontrolluar. mos prisni te bejne gje ata perendimor qe e lane te mbillet me droge gjithe Shqiperia. Mire tiua bejne ne europe do ta cojne te gjithen. Vetem Trampi e rregullon kete kurve europe.

  5. KURVE evropi e KURVE trumpi….Shqipërinë këta po e SHKATËRROJNË me duart e PRAPAMBETURA të shqiptarëve….i kanë mbushur institucionet me gjithë KPK me KATUNARE sepse ato i duhen për tju bindur urdhrave të shoqatave ….

  6. Ky eshte shtet muti
    ————————–shtet qe e ka kapur hajduti.
    ———————————————me plot gojen e themi vertet
    ———————————————————-qe ne kemi mut shtet

  7. Znj. Prela duhet te behet kryetare e SPAK-ut tani qe kaloi vetingun. Rrofte drejtesia popullore dhe portali Shqiperiaqeduam.de

  8. nga muti ne mut per karrige e per parti se e din se nga dhjerja e stalinit ka lind kjo parti.perpara ne qenefin negjmije ku esht ngjiz e lind ed qelbesir ramaaaaaaaaa

  9. Vetingu ishte mashtrimi me i madh, i njejte me piramidat e Sudes dhe te tjereve. Eshte nje instrument per te hequr e per mbajtur ke do Kadri bojaxhiu dhe jo per te pastruar sistemin e felliqur te drejtesise.Keta jane aq arrogante saqe po ja kalojne dhe babait te tyre shpirteror Dulle Hoxhes

  10. Hahahahahahaha erdhi dhe dita qe te qeshim me ata qe ka mare ne qaf reforma. O mjeran nuk po ju del inati me ate qe ju beri reforma. Keshtu ju pafsha te xhindisur dhe ne kulmin e ankthit. DITA PO AFRON PER ATA QE KAN SHTYPUR KETE POPULL PER SHUME VJET.

    1. ke harruar :

      Malet me HASHASH mbuluar plot me bukuri
      Bum
      Malet me HASHASH mbuluar plot me bukuri
      Dhe HAJDUTET te bashkuar
      Dalin per GJUETI

      Zeri RILINDAS degjohet dhe tremb cdo armik
      Bum
      Zeri RILINDAS degjohet dhe tremb cdo armik
      Flamuri kuq lart po cohet nga duart celik
      Flamuri kuq lart po cohet nga duart celik
      Jemi trima RILINDAS vdesim per liri
      Bum
      Jemi trima RILINDAS vdesim per liri
      Shqiptaret ketu vend skane
      Rrofsh moj kafsheri
      Shqiparet ketu vend skane
      Rrofsh moj kafsheri

  11. Asgjë për tu shqetesu. Kjo e sotmja eshte diçka që pritej e dihej. Mos u shqetesoni se e këput ONM tek shkalla tjetër

  12. Deri tani , e ka kaluar vettingun Dritan Hallunaj, Dvorani, Arta Marku dhe se fundmi Donika Prela. Ne nuk mund te dime detaje, por eshte koicedence e madhe , qe keta sherbetoret e konsumuar dhe besnike te Rames , po dalin te gjithe te paster!!!!!!

    1. Domethene ne qe i kemi pguar rreguklishte dilem budallenje. Ne fakt na e futi bukur rama me nje fotokopje “faleminderit”

  13. Vetingu nuk merr parasysh “akuzat publike”

    A ju jeni ftof n’tajare. Po c’akuza publike me koqe? Po pse me, me akuzat e shqupit do bohet vetingu?

  14. Sepse po bohet me koqe komunistesh, po e kemi vetingun qe po na nderon ”’me drejtesine hyjnore”” te bekuar nga psikopati, e te bleret e tije. Por, nje pyetje edhe per ty o koqe servili ”’ Po ty a do te zeje vetingu, se ata te tufes ia dolen qe mos tu behet, por ju banditet e zareve si do ia beni, se nje dite edhe keta qe kane kaluar, apo ata qe i kalojne ne vrime te gjilperes do kalojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *