• |
ide | kryesore

Të gjithë ikin nga Flamurtari: Useini zyrtarizon divorcing, Alla, Torassa apo Kale gati ta ndjekin

Sport



Në Vlorë nuk thithet ajër i mirë e madje gjërat janë komplikuar edhe më shumë, me vendimin e një tjetër lojtari për të shkëputur mardhëniet me Flamurtarin dhe disa të tjerë që duan ta ndjekin. Situata e vështirë financiare ka sjellë një tjetër divorc me kuqezinjtë. Mesfushori tetovar Mohamed Useini është zyrtarisht i larguar nga klubi me destinacion Renovën në Maqedoni, pavarësisht se për të ka shprehur interes edhe Rabotnicki.

Largimi i një pedine të rëndësishëm të skuadrës vjen në parg të takimit të kthimit të Kupës së Shqipërisë. Pas Bushic, Siljanovskit dhe Alves, Useini është një tjetër lojtar që ndërpret marrëdhënien me vlonjatët, duke lënë një gropë në mesfushë tek kuqezinjtë. Duket se gjithcka është arritur në mirëkuptim mes lojtarit dhe klubit, në kohën kur pritja ka qenë e padurueshme.

Ajo që duhet të jetë edhe më shqetësuese është se mesfushorin mund ta ndjekin edhe të tjerë: Alla, Kolici, Torasa apo edhe Kale janë gati të kërkojnë zgjidhjen e kontratës. Nga klubi nuk ka patur një komunikim me median për ndeshjen e Kupës me Tiranën, ndërsa gjithcka dukshëm rrotullohet tek situata financiare, pa llogatirur rezultatin që duhet ti rekuperojnë bardhebluve për tu kualifikuar.

Ngërci i krijuar mes klubit dhe bashkisë nuk ka shenjë zbutje me administratorin Idrizi që kërkon kthimin e shumave të hedhura për borxhet e akumuluara në kohën kur klubi menaxhohej nga bashkia, si dhe të bëhen hapa konkretë drejt privatzimit. Bashkia për momentin vazhdon të qendrojë në heshtje, me Flamurtarin që rrezikon mbijetesën dhe shpërbërjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *