• |
ide | kryesore

Thirrja e Bashës për krutanët: Koha të ngrihemi si 500 vjet më parë

Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Krujë për të ftuar qytetarët të vijnë në 16 shkurt në Tiranë në protestën e opozitës së bashkuar kundër qeverisë “Rama”.

Basha deklaroi se pa një gjendje të vështirë në Krujë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për rritje taksash dhe madje vjedhje. Nga Kruja e qëndresës kundër Perandorisë Osmane, Basha tha se ka ardhur koha që të çohemi kundër qeverisë.

“Ky është vendi për të dhënë një mesazh. 500 vjet më parë një vend i vogël i qëndroi fuqisë më të madhe ushtarake në botë. Pse, sepse ishin të bashkuar, sot ka ardhur koha të çohemi sepse ne kemi kauzën e drejtë. Ne do ta kthejmë Shqipërinë në binarët europianë.

Ka ardhur koha të merrni në dorë fatin tuaj. Kjo është thirrja, kjo është ftesa. Asnjë qeveri e asnjë parlament nuk është sovran i këtij vendi. Nuk e thotë vetëm opozita se maxhoranca dhe qeveria jnë produkt i vjedhjes.

Zgjidhja e opozitës është qeveri kalimtare. Ngrihuni në këmbë jepini dorën njeri-tjetrit dhe ejani në Tiranë të marshoni”, tha Basha duke iu bërë thirrje demokratëve, socialistë dhe atyre që nuk janë me asnjë parti të vijnë në 16 shkurt në Tiranë.



5 Comments

  1. Oj Lule po ti lerja baces Sali keto pune se ti nuk je per lufte. Ty maksimumi te qi noi plak hollandez ate bythen e bute dhe te verdhe.

  2. 500 vjet më parë ishte viti 1519. Kush u ngrit kundër kujt atëhere se Gjergji nuk banonte më në Krujë dhe ata që kishin pas luftuar kishin ikur në Itali ?!

  3. Jepuni cdo lloje boje te vjedhur nga bojaxhiu, por qe njerezit, e populli do ju shpetojne edhe ju nga sikleti i presionit qe ju ben rilindja e qelbur, andaj, o banale, injorante”’ mos shih vetem hunden tende e barkun tend per sot qe genjehesh nga nje luge supe, por hidhu e kerko zhvillim, permiresi te jetes, se ky idioti tend i pa moralshem, LAKURIQ” kete e keni pare, vetem keto di te beje. Behuni me shumicen kur ata ju therrasin, se me vone do pendoheni, e mos na vrisni vehten nga depresioni i semundjeve tuaja.

  4. Per cilen shumice flet more loqe qe nuk u poqe,pd nuk e ka pasur asnjehere shumicen ne 28 vjet demokraci,por ti more loqe shumice quan te dashurin e zemres korbin sali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *