• |
ide | kryesore

Universiteti Alexandru Ioan Cuza në Rumani po heton plagjiaturën e Taulant Ballës

Lajme, Të fundit



Në një email dërguar Exit.al, Universiteti Alexandru Ioan Cuza University, në Iasi të Rumanisë ka konfirmuar se po heton zyrtarisht plagjiaturën e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla akuzohet se ka kopjuar pjesë të tëra të doktoraturës ‘Politikëbërja në BE: Arritjet, Sfidat dhe Propozimet për Reformë’, kryer nga Andrea Renda ,për Qendrën për Studime Politike Evropiane në Bruksel.Këtë studim, deputeti Balla e përdori për disertacionin e tij të vitit 2015 ‘Reforma e Sistemit të Vendimmarrjes në Bashkimin Evropian’, për të cilin mori vlerësimin më të lartë.

Balla është një nga disa zyrtarët e lartë të PS, i cili u zbulua se kishte kopjuar për të fituar titullin akademik.

Në email-in e saj, Lidia Bourceanu e Departamentit të Marketingut në Universitetin Alexandru Ioan Cuza, deklaroi:

“Meqenëse institucioni ynë i arsimit të lartë mbështet fuqishëm të gjitha procedurat dhe politikat që synojnë shkurajimin e të gjitha formave të vjedhjes intelektuale, në çfarëdo rrethanë, e shohim si shumë shqetësuese çështjen e sjellë në vëmendjen tonë. Mesazhi juaj është regjistruar (me numër UAIC 1947/04.02.2019) dhe do t’i kalohet Komisionit të Etikës, me qëllim analizimin me rigorozitetin dhe profesionalizmin maksimal”./Exit.al



2 Comments

  1. Me shume se fshatar nuk e meriton sepse je lindur ne bajga, e ate mendje ke, andaj ke vjedhur desertacionin i nxitur nga partia qe di e ju meso si te vidhni materie, e teori.E populli thote’ fshati qe duket nuk do kallauze, por ti ke edhe dicka tjeter, ,,,,shihi surratin, e blija ndergjegjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *