• |
ide | kryesore

24-vjeçarit i shpërthen cigarja elektronike, ndërron jetë në spital

Planet



24-vjeçari  William Brown nga Texas ka ndërruar jetë, dy ditë pasi u shtrua në spitalin e ‘Forth Worth’, i plagosur rëndë nga një cigare elektronike.

Cigarja elektronike ka shpërthyer në momentin që djali po e konsumonte, duke i dëmtuar rëndë fytyrën.

CNN raporton se  i riu u gjet në një parking përballë një dyqani me cigare eletronike. Pronari i dyqanit tregoi se 24-vjeçari kishte kërkuar ndihmë për të përdorur pajisjen, të cilën e kishte blerë në një vend tjetër.

Djali mbërriti në spital në gjendje kritike. Një pjesë e pajisjes i kishte mbetur në fyt. Pasi kaloi në koma, William humbi jetën si pasojë e një infarkti cerebral.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *