• |
ide | kryesore

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, Bushati: Triumfi i vlerave euro-atlantike

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka reaguar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.  Bushati e sheh këtë ngjarje si një shtim të sigurisë për rajonin. Ai ka përmendur edhe pakicat shqiptare në shtetin fqinj, të cilat sipas tij kanë patur gjithashtu ndikim për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Firmosja e Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është dëshmi e triumfit të vlerave euro-atlantike në rajonin tonë. Vizioni dhe përkushtimi i dëshmuar përmes dialogut të dy fqinjëve tanë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për tejkalimin e mosmarrëveshjes që mbajti pezull për gati 3 dekada perspektivën e integrimit euro-atlantik ia doli të lërë pas ndasitë e së shkuarës dhe të projektojë një të ardhme më të sigurtë e begatë për rajonin, Europën dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Përgëzime të gjithë atyre që punuan për të bërë të mundur këtë arritje historike, veçanërisht faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut që vijimësisht ka punuar për ankorimin në rrjedhat euro-atlantike. Shqipëria mbështet gjithnjë një Maqedoni të Veriut multietnike, demokratike, të kyçur në NATO dhe BE”, shprehet ish-ministri i Brendshëm Ditmir Bushati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *