• |
ide | kryesore

Basha kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme: Rama ka afat deri më 15 shkurt

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në mbështetje të protestës që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ai i ftoi ata dhe gjithë qytetarët e tjerë që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit. Sipas Bashës Rama ka afat deri në 15 shkurt, që ti japë zgjidhje krizës me largimin e tij.

“Deri në 15 shkurt Edi Rama ka kohë ti japë zgjidhje politike krizës duke u larguar vetë. Më 16 shkurt koha për fjalë ka mbaruar do të dëgjohet vetëm zëri juaj. Do të veprojë vetëm vullneti juaj dhe vullneti i qytetarëve”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore, ose në të kundër pas 16 shkurtit fjalën do ta kenë vetëm qytetarët.

 



7 Comments

  1. Deri tani ke ngrene persheshin qe te ka dhene kryedoçi! Ta keshe serozisht thua! Nese krijohet qeveri tranzicioni te gjtha parite kryesore duhet te perjashtohen nga zgjedhjet! PS?PD?LSI? Jane te korruptuara e antishqiptare! Nese kjo opozite merr pushtetin, te njejten gje do beje pak a shume. Do vjedhe edhe per edverin ashtu siç vjedh ky i fundit per llull e kompani.

  2. IK HOXHE TE ULET PRIFTI?? DHE PRAPE GJOLE NJALASH DO TA LINI ???VODHE TI , TANI DO VJEDH UNE ???PA KOD TE RI ZGJEDHOR DO HYNI NE ZGJEDHJE?? NE NUK KEMI BESIM TEK ASNJERI PREJ JUSH ???
    BENI LIGJET DHE ZBATOJINI ATO , BENI KODIN ZGJEDHOR PASTAJ FOLIM . TE FITOJE ME I MIRI DHE TE BEJ SHTET JO BORDELLHANE

  3. KY eshte bole ,si ti thote dhia plake ashtu ben.Te iki Rama dhe te vije ky lakuriq nate,edhe naften do ta uli 50% ,edhe taksat do ti uli 56% ,edhe pulat do te bejne Tre here ne dite veze,vetem te vije ky vemje ne fuqi.Fundi dihet.

  4. O koke loqe nuk u poqe,shko trego qe je kryetar se saliu tha tjeter gje mbreme,e dyta mbaje me shkume lart e posht deri me 16,pastaj duke pare duke bere,te shohim si do sillesh do maresh prap ca miliona euro,kush te thote qe duhet te kopjosh cunin e fariut

  5. Lule Sofo, luledjae, ju, qe komentoni, e paragjykoni, e beni analistin e parashikimit, duhet te jeni tregetare droge, servile, apo gangstere qe nuk doni pushtet e te aredhme pa kesi monstrash komentues, qe duan gjithemone gjurulldi, se keshtu vjedhin me shume, e bejne qejq zamani. Populli kerko ndryshim, e me kerkesa qe te jete ai ne krye te kontrolloi qeverite, qe mos te jene ashtu si kmentoni ju banale te klasit pare te shkolles se rilindjes, sepse pasi e pate idiotin, e tufen e qelbesirave s ci bene ketij shteti, e populli, tani na thoni me paralelizma qe ti barazoni keta gangstere rilindas kuqale, me ata qe ju ofrojne kulture e jete me te mire per te aredhmen. Me qe flisni per vjedhje, tashti qe ju ropi banditi skicofren, e ju ka lene ne diell lakuriq, i suleni atij qe ju ofron jorganin, e ju nuk doni, e s;mendoni per vehten tuaj, prandaj jua bejne keshtu se shihet se c;mendje shpuar eshte shqiptari …si ju ama. Por ka nje shprese jo nga frroma si ju kalbesira ne mendjet e tuaja te semura, me 30 shkurt , atje eshte roberia e vuajtja qe do protestoi, e kush e ka ne kurriz del e lufton per dite me te mira.Per banalitetin e perdorur, tregohet urrejtje e kulture idiotizmi ne shek e njezete, qe akoma figurojne, e jetojne midis nesh,,,, dhe hajde te ecim perpara.

  6. As nuk ka nevojë fare që ti kërkohet prokurorisë që të hetojë e ndëshkojë kryetarin e Bashkisë së Durrësit , antarin e kryesisë së PS e drejtuesin e fushatës së saj elektorale në prefekturën e Durrësit, Vangjush Dakos duke u nisur nga përgjimet telefonike.
    Publikisht e pa turp fare është dëgjuar të deklarojë në televizione ky kryebashiak, e të krenohet se ha darka e dreka me mafiozë të trafikut të drogës duke pranuar se partinë e tij e mbështesin ky lloj llumi i shoqërisë shqiptare.
    Në cilin shtet të Europës mund të ndodhte një sakandal i tillë e një parti politike do ti dilte në mbrojtje një personazhi të tillë ?
    Mbrenda disa orëve një skandal i tillë në cilindo vend të Europës do të behej lajm i të gjitha mediave të botës e partia politike që ka përzgjedhur një monstër të tillë, do ta pezullonte menjëherë nga detyra e do t’ja jepte drejtësisë për hetim e bile edhe shefi i kësaj partie do të detyrohej të jepte dorheqjen.
    Por a është Gjushi i pari e i vetmi “kuadro” i PS si një personazh skandaloz i kësaj partie ?
    Ai është thjeshtë personazhi më tragji-komik i këtyre viteve të fundit
    Do të zgjatesha për ta bërë çarçaf komentin nëse, i hyja historive të këtyre skandaleve në këto 6 vite të së ashtuquajturës qeverisje “rilindase”.
    A ka komedi më të madhe sesa të dëgjosh një kryeministër që kur sheh që dhjetra mijëra studentë e pedagogë të universitetit ngrihen në protesta të fuqishme kundër qeverisë së tij, e ai pa pikë turpi deklaron se do të vijë unë e të drejtoj këtë protestë ?
    Kjo shaka ja kalon edhe marrëzive të Gjushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *