• |
ide | kryesore

Ceferin rrëzon gjithë projektet e pritshme: “Do ishte bezdi të shihje Psg-Juve cdo javë, 48 skuadra në Katar nuk është e realizueshme”

Sport



Jo për Superligën e përjashtim i qartë edhe për Botërorin 2022 me 48 skuadra. Presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin, mbyll praktikisht derën për cdo “Ligë të mbyllur” gjatë intervistës së dhënë për Le Monde: “Do ta vriste futbollin e do të ishte e mërzitshme të shihje Psg-Juventus cdo javë”.

Kundërshti edhe për një Kupë bote për klube: “Është një projekt prej 25 miliardë dollarë për të cilin nuk dimë asgjë, i financuar nga një fond i jashtëm të cilit nuk i njohim identitetin. Mbetemi kundër sepse duam të dimë kush qendron prapa. Futbolli nuk është në shitje”.

Mendimi i Ceferin është negativ edhe për sa i përket mundësisë për ta shtuar në 48 skuadra Botërorin 2022: “Katar nuk mund të organizojë i vetëm Botërorin me 48 skuadra. E nuk ka as lidhje politike të mira me vendet afër. Duke qenë se Botërori do të luhet në dhjetor, do të duhet ti heqim më shumë data kampionateve kombëtarë, sidomos në Europë. Nuk mendoj se është e realizueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *