• |
ide | kryesore

E konsideruar gruaja e hekurt, kryeprokurorja kroate takon kreun e KLP

Lajme, Të fundit



Prokurorja speciale e USKOK, Tamar Laptosh ka takuar ditën e sotme kreun e KLP-së Gent Ibrahimin.

Laptosh pritet të japë eksperiencën e saj në institucionet e reja të drejtësisë.
Kreu i KLP-së e ka konsideruar drejtësinë në vende si Kroacia si pikë referimi. Ai u shpreh se SPAK duhet të ngrihet duke u bazuar te standardet ndërkombëtare.
Prokurorja Laptosh, nga ana tjetër u shpreh se SPAK duhet të jetë themeli i paanshmërisë dhe integritetit.
Prokurorja kroate, e cila hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin, do të qëndrojë në Shqipëri dy vjet.

Ajo do të qëndrojë për të dhënë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet.
Deri më tani kanë aplikuar vetëm 12 prokurorë për në SPAK, ndërsa prokuroria e posaçme duhet të ketë 15 prokurorë.



2 Comments

  1. a nuk thuhe edhe per vllahutin e mao LUU ce dunin keshtu.por ja qe kokaina e kanabisi u perkthyen ne dollar e euro i ben dhe keta kukulla si ramen te frrok,ndok,balil e habil.

  2. Separi do filloje me Ylli manjanin dhe Petrit Vasilin pastaj me Bashen,Berishen,Meten,Monen etj dhe do shihni si pastaj se sa shpejt do zhvillohet shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *