• |
ide | kryesore

Klasikja e Kupës së Mbretit, pa Messi por me Vinicus

Sport



Barcelona Real Madrid është El Clasico edhe kur luhet për Kupën e Mbretit, madje edhe në miqësore. Në Camp Nou, sonte është përqendruar e gjithë vëmendja e botës në një përplasje viganësh e ku stafeta mund të jetë shumë domëthënëse. Lionel Messi nuk do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, për shkak të dëmtimit të pësuar, por në anën tjetër, me merengues zbret titullar ylli i ri i skuadrës Vinicius Junior Ndërkohë, për herë të parë do ta shijojë El Clasicon edhe talenti brazilian Vinicius.

Solari do të bëjë lëvizjet e tij në kërkim të stabilitetit, kohient për atë që e pret kundër Barcelonës: Marcos Llorenten në vend të Casemiros në mesfushë. Vinicius mund të jetë arma plus e Los Blancos, në El Clasico e parë për të.

Skuadra e Santiago Solarit duhet të kalojë traumën psikologjike me “manita” të pësuar në përballjen e fundit me katalanasit që u imponuan 5:1, me protagonist absolut Luis Suarez me tregolëshin e tij (edhe atëherë pa Messi).

Argjentinasi nuk ia ka dalë të jetë titullar, pas dëmtimit në kofshë kundër Valencias. Malcom mund të mos jetë në një nivel me kapitenin blaugrana, por do të mundohet të bëjë më të mirën, duke shfrytëzuar edhe momentin e fortë moral të Barcelonës, që vjen nga një kualifikim i stuhishëm kundër Sevillas me rezultatin 6-1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *