• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë/ Në Vlorë e Shkodër dyshojnë komplotin, Laci bën përmbysjen e madhe. Në çerekfinale përballen…

F1, Sport



Asgjë e qetë nuk është këto javë në futbollin kombëtar, që nga goditjet e arbitrave, mungesa e penalitetetve dhe deri tek akuzat e një pjese të klubeve për gjykim tendencioz. Furia anti-Vlorë, e quajti administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, në përfundim të ndeshjes së humbur 1-2 me Kukësin në Vlorë, e tani i gjithë ambjenti kuqezi është i bindur se dicka nuk shkon. Kundër Tiranës, vlonjatët janë imponuar 1-0 në kthim, duke dalë nga kompeticioni me humbjen në ndeshjen e parë 2-0. Por akuzat e teknikut Ilir Daja kanë qenë të gjithë mbi mënyrën e arbitrimit: “Në pjesën e dytë janë luajtur vetëm 12 minuta efektive” ka thënë i nervozuar tekniku, që ka kontestuar ashpër edhe një 11 metërsh të mohuar sipas tij.

Nuk ka qenë situatë më e mirë në Kamëz ku vendasit kanë mundur 1-0 Vllazninë, aq sa për ta bërë të vlente goli i shënuar në Loro Borici në humbjen 2-1 të ndeshjes së parë. Ashtu si paralajmëronin shkodranët tek skuadra e Gjokës nuk kishte bojkotistë, nga ata që nuk ishin në gjendje psikologjike të luanin me Partizanin, por ndërkohë Kamza e ka alibinë, afati i pagesave është deri në fund të javës…

Përmbysjen e madhe e bëri Laci, duke thyer 3-0 Bylis e duke u imponuar me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Kurbinasit vazhdojnë të jenë ekspertë të Kupës, pavarësisht se këtë herë mallakastriotët kanë rezerva për mënyrën si shkoi loja.

Në ndeshjet e tjera nuk kanë munguar kualifikimet e Partizanit, që mundi Kastriotin edhe në kthim 3-0, ashtu si Skënderbeu që u imponua kundër lezhijanëve të Besëlidhjes me të njëjtat shifra. Kukësi nuk zhgënjen dhe përmbys humbjen, me debutimin e Valdet Ramës, Luftëtarin i mjafton barazimi pa gola, ndërsa Teuta shpërfytyron Lushnjen.

REZULTATET E ARRITURA
Skënderbeu 3 – 0 Besëlidhja
Partizani 3 – 0 Kastrioti
Luftëtari 0 – 0 Egnatia
Kamza 1 – 0 Vllaznia
Kukësi 2 – 0 Apolonia
Laçi 3 – 0 Bylis
Teuta 4 – 0 Lushnja
Flamurtari 1 – 0 Tirana

NË ÇEREKFINALE PËRBALLEN

GRUPI A
Kamza – Skënderbeu
Partizani – Luftëtari

GRUPI B
Teuta-Kukësi
Tirana-Laçi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *