• |
ide | kryesore

Kursimet e shqiptarëve arrijnë në 4 miliardë euro

Lajme, Të fundit



Euro është një monedhë mjaft e preferuar e kursimtarëve shqiptarë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që raportohen në monedhën përkatëse, bëjnë të ditur se depozitat në euro në fund të vitit 2018 arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë. (kjo rritje është shumë më e lartë sesa vlera raportimi në lekë i depozitave në valutë, ku zgjerimi ishte minimal prej 1% për shkak të efektit që ka pasur zhvlerësimi i euros, që ra nga 133 lekë në fillim të 2008-s në 123 lekë në fund të saj). Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën e përbashkët.

Shtimi i depozitave në euro në 2018-n ishte shumë më i lartë krahasuar me vitin e mëparshëm, kur ato u rritën me vetëm 68 milionë euro. Në vitin 2018 rritja erdhi nga depozitat pa afat të individëve dhe nga kursimet e korporatave jo financiare.

Rreth 77% e depozitave në euro zotërohen nga individët, ku më të preferuarat janë ato me afat 1 vjeçar (35% e totalit të individëve). Megjithatë, në 2018-n, preferencë kanë qenë depozitat rrjedhëse, të cilat kanë shënuar edhe rritjen më të madhe, ndërsa depozitat me afat 12 mujor kanë qëndruar pothuajse të pandryshuara.

Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë, të publikuara në lekë për totalin e kursimeve, bëjnë të ditur se depozitat në valutë në fund të 2018-s, kursimet në monedhë të huaj arritën në 53.9% të totalit, duke shënuar nivelin më të lartë historik.

Banka e Shqipërisë në shkurt të 2018-s nisi një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë, që synonte uljen e përdorimit të euros si në kahun e kredisë ashtu dhe të depozitave. Ndërsa në kahun e kredisë funksionoi dhe pesha e huasë në valutë u ul me 0.7 pikë përqindje, nuk ndodhi e njëjta gjë me kahun e kursimeve. Pesha e depozitave në valutë u rrit me 1.2 pikë përqindje.

Ndryshe nga depozitat në valutë, ato në lekë shënuan rënie në 2018-n, duke u tkurrur me rreth 4%, apo gati 17 miliardë lekë më pak, si rrjedhojë e interesit të ulët të individëve për të mbajtur kursimet në banka në një ambient me norma të ulëta interesi. Një tjetër faktor, sipas bankierëve, është niveli i ulët i qarkullimit të lekut në ekonomi.

Në total, depozitat në total, të raportuara në lekë ishin 988 miliardë lekë, me një tkurrje prej 3.2%, të ndikuar nga leku. Por, nëse heqim efektin e nënçmimit të euros, shtimi i depozitave në valutë (+ 370 milionë euro) ka kompensuar rënien e atyre në lekë (-120 milionë euro), duke bërë që stoku i depozitave në total të rezultojë me rritje prej rreth 250 milionë euro. /monitor



3 Comments

  1. Tallin bythen evropianet e sorosit. Kan ngritur ne fuqi edi ramen dhe erion veliajn dhe shantazhojne kundershtaret.

  2. Kjo do me thene qe njerzit kane frike dhe nuk investojne por mbajne ne banka. Eshte qartesisht tregues i ekoomise ne krize!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *