• |
ide | kryesore

Rektorët në Komisionin e Medias: Studentët shkundën universitetin dhe qeverinë

Lajme, Të fundit



Të pranishëm në Komisionin e Medias dhe Edukimit, rektorët e universiteteve të vendit kanë folur për protestën e studentëve si dhe kanë treguar qëndrimet e tyre për protestat dhe sfidat e arsimit të lartë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni tha se mbështet kërkesat e studentëve, ndërsa theksoi se mungesa e fondeve po cënon kërkimin shkencor.

Nga ana tjetër, rektori i Mjekësisë, Arben Gjata u shpreh se protesta dhe reagimi i studentëve shkundi universitetin, administratën dhe qeverinë, duke i bërë ato të reflektojnë.

Mynyr Koni: Siç e thatë edhe ju, gjatë dhjetorit dhe në janar të vitit 2019, institucionet e arsimit të lartë u përfshin në disa protesta. Për kërkesat e studentëve kemi ofruar bashkëpunim. Unë personalisht si rektor të gjithë qëndrimet e asambleve i mbështesë. Për shkak se kërkesat e Asambleve kryesore kanë marrë në analizë situatën dhe janë shprehur me kërkesa. Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël. Kam kërkuar rritjen e vazhdueshme për kërkimet shkencore dhe kjo e dëmton punën e kërkimit shkencor në këto vite.

Arben Gjata: Unë të paktën në këto muaj kam qenë të paktën tre herë në seanca të tilla. Kjo protestë e studentëve shkundi universitetin, administratën dhe qeverinë dhe i beri ato të  reflektojnë. Kaluam një situatë të vështirë me universitetet. Pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve i kemi plotësuar dhe madje një pjesë tjetër e kemi kaluar. Nuk i kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe për të analizuar problematikat  janë mbledhur senati akademik dhe bordi i administrimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *