• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri: Nuk mbahem peng nga askush, do të flas shumë shpejt

Lajme, Të fundit



Shtyhet seanca gjyqësore për  ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për shkak se gjykata ka kërkuar dokumente, të cilat i mungonin Prokurorëve të çështjes së tij. Në një prononcim për mediat, Tahiri është shprehur se hetimet janë zgjatur 5 herë dhe se ai kërkon që kjo gjë të mos ndodh më, për shkak se sipas tij ka kaluar çdo afat i arsyeshëm.

“S’kam komentuar asnjë veprim të prokurorisë, por pres që t’i shkojë drejtësisë deri në fund. Unë kam pritur dhe do pres deri në fund pavarësisht se gjithçka që po ndodh e ka kaluar çdo limit të paarsyeshëm. Një gjendje e tillë mjegullnaje nuk mund të vazhdojë dot më. Pavarësisht se hetimet janë zgjatur 5 herë është e para herë që kërkoj të mos ndodh më. Ka kaluar çdo afat të arsyeshëm”, deklaroi Tahiri.

Më tej ai ka vijuar duke thënë se nuk mbahet peng prej askujt.

“Në qoftë se kjo ndodh me mua, imagjino me njerëzit që kanë 1 mijë halle dhe nuk gjejnë të drejtën. Nëse kjo ndodh me mua, po me ata njerëz që përplasen në dyer e gjykatave? Nuk mbahem peng nga askush, kam respektuar drejtësinë pavarësisht se është sakrificë nga ana ime. I kam respektuar sepse besoj se çdo vendim edhe si pasojë e deklaratave të mia është vendim jo i drejtë. Kam heshtur në respekt e pastaj do flas”, theksoi ish-ministri.

Ish-ministri i Brendshëm ka vijuar të tregojë se nuk ka patur asnjë sekret të përmendur gjatë seancës. Në mungesë të dokumenteve që gjykata ka kërkuar prej prokurorëve, seanca është shtyrë për ditën e hënë.

“Nuk kishte asnjë sekret ma besoni. Ju keni aq shumë mesazhe në telefonat tuaj nga prokurorët, sa nuk ka më sekret. Unë sigurisht i kam dhe mund t’i bëj publike. Gjykata kërkoi dokumentet që prokurorët nuk i kishin dhe u shty për të hënën.
Unë akuzohem për trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal dhe ndërkohë në Itali prokuroria antimafia dhe gjykata ka thënë që nuk ka lidhje ky njeri. Kurse këtu vazhdon e zgjatet sepse kam frikë se nuk dinë si ta mbyllin. Prokuroria reagoi për nxjerrje hetimi javët e fundit, ishalla nuk je vënë ti nën hetim por pres dhe në rastin tim të bëjë të njëjtën gjë”, tha Tahiri.

 Ish-ministri i Brendshëm ka vijuar të thotë se nuk e ka humbur durimin dhe se të do presë çdo vendim të Prokurorisë e Gjykatës.

Ai u shpreh se nuk e ka humbur durimin dhe do presë vendimin e prokurorisë dhe gjykatës dhe se çdo njeri merr faturën që i takon.
“Di të them që nuk e kam humbur durimin, unë do të pres deri në fund çdo vendim të prokurorisë dhe gjykatës por realisht e ka humbur sensin. Kur kjo ndodh me mua, po me njerëzit që nuk kanë mundësi”, tha ai.

I pyetur se a do publikohen mesazhet e prokurorëve për të cilat foli, Tahiri u shpreh se ka kohë për të gjitha.

“Në këtë vend që jemi ne, nuk kalon njeri pa marrë faturën që i takon”, tha Tahiri.



5 Comments

  1. Meqe do flasesh shume shpejt, kur do dorzohet Jaeld Cela? A ka ndonje kerkese apo ankese Jaeldi si duhet te jete policia qe duam?
    O robqir kombinati jep tet shoqe me akt perdorimi, se keshtu pa letra te mban ne ajer ajo kurva…

  2. Ti duhesh rrjepur i gjalle o sorre qe ben dhe nevrikun po ke gjetur kete palloshin e gjate qe i ben presion se te ishte saliu ose likja ne vend te tij do ishe ne varr tani o vemje e keqe.gjerat po marrin per shtrember dhe shume shpejt do japesh llogari o kelysh i shullazit.nuk i shpeton dot burgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *