• |
ide | kryesore

Saint-Maximin, një “krah” i ri për Milan

Sport



Saint-Maximin do të jetë një lojtar i Milan. Kuqezinjtë kanë lëvizur para të gjithëve, ashtu si bënë për Paquetà e si duket se po bëjnë me Herrera. Akordi i gjetur me Nice, nga Leonardo, ka patur në bazë vlerësimin për mënyrën si u soll Milan me lojtarin në janar, kur nuk e vuri në vështirësi klubin francez pikërisht në ditën e fundit të merkatos.

Francezët kanë pranuar ofertën kuqezi prej 20 milionë euro plùs bonus. Sigurisht në brendësi të kontratës ka edhe kushte, sepse zyrtarizim nuk ka e ndoshta kjo lidhet me arritjen e kuqezinjve në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Saint-Maximin, 22 vjec në mars ka një kontratë që i skadon në qershor 2020 – për këtë arsye edhe cmimi është i pranueshëm me francezët që verën e kanë mundësinë e fundit për ta shitur. Flitet për një parakontratë me Milan për 5 vjet, ndërsa detajet e tjera nuk janë zbuluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *