Pas Shqipërisë edhe Kosova tronditet nga një rast dhunimi seksual i vajze të mitur. Bëhet fjalë për një 16-vjeçare nga Drenasi me iniciale A.G që për vite të tëra ishte abuzuar seksualisht nga një mësuesi i saj. Por kur ka shkuar në polici për të denoncuar atë ajo ka rënë pre e abuzimeve të efektivitet të policisë Vesel Veseli.
Pas marrjes së deklaratës së denoncimit, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar. Nëna e vajzës ka thënë për Klan Kosova se për mësuesin kishte qenë në dijeni, por jo edhe për policin që e kishte abuzuar seksualisht, që më pas sipas dyshimeve të Prokurorisë e kishte detyruar edhe të abortonte. ©LAPSI.al
https://www.youtube.com/watch?v=UYlv3DOAm_k
shteti i thaqit si shteti edvinit te terit i kan kriminel,qe nga koka deri tek bisht qelbin keta.