• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City tre ditë në krye të Premier League: likuidohet Everton

Sport, Video



Misioni ishte të vendoset Liverpool nën presion dhe Manchester City nuk zhgënjen: likuidiohet Everton dhe skuadra e Guardiolës merr vendin e parë të Premier League, për të paktën tre ditë, deri kur Liverpool të zbresë në fushë për javën e 26 të kampionatit anglez.

Në Goodison Park nuk ka qenë e thjeshtë, por Citizens kanë marrë më të mirën me dy gola në cdo ekstrem pjese të ndeshjes, duke e kaluar Liverpoolin me diferencë më të mirë golash, edhe pse skuadra nga Merseyside mund të rikuperojë të shtunën kundër Huddersfield.

Aymeric Laporte dhe Gabriel Jesus shënuan golat e ndeshjes, duke legjitimuar superioritetin e Citizens me 14 goditje në drejtim të portës së Evertonit. Jordan Pickford nuk mund të bëntë asgjë në goditjen me kokë të Laporte në kohën shtesë të pjesën e parë, ndërsa Jesus vulosi fitoren, që mund të japë një impakt të jashtëzaskonshëm në garën për titull.

62 pikë për City, me moral të fortë tashmë e që presionin e kalon të gjithën mbi Liverpool. Interesant se vendin e parë provizor skuadra e Guardiola e ka marrë pikërisht në Liverpool, por duke mundur skuadrën tjetër të qytetit, Everton, që mbetet në vendin e nëntë me 33 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *