• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël në Camp Now: Malcom mban gjallë Barcelonën

F1, Sport, Video



“La Manita” e kampionatit është një kujtim i largët për Barcelonën, sepse në Camp Now Real Madrid erdhi dhe mori një barazim në ndeshjen e vajtjes së Kupës së Mbretit e që mund ti rri ngushtë merengues madje, për mënyrën si erdhën gjërat. Malcom i dha shpresë për kthimin blaugranave, me një gol me peshë e që i mban gjërat hapur në Santiago Bernabeu.

Pa Lionel Messi nuk ka qenë aq e thjeshtë për Barcelonën të imponohet përballë rivalëve të vjetër të Real Madrid: madje akoma më keq, skuadra e Vallverde është detyruar të bëjë një ndeshje në ndjekje, duke pësuar golin e Lucas Vasquez. 6 minuta iu deshën ëingerit të Solarit për të kaluar Real në avantazh, por nëse Vinicius nuk do të kishte ndjerë kaq shumë presionin e debutuesit në një El Clasico gjërat mund të kishin shkuar shumë keq për Barcelonën në pjesën e parë.

Traversa ndaloi Ivan Rakitic, në të vetmin rast kur Barcelona u shfaq rrezikshëm në anët e Navas, por në 45 minutat e dytë Malcom, barazoi shifrat me golin e tij të parë në një klasike dhe ndryshoi hierarkitë e lojës. Karta Messi, ndonëse dha më shumë ritëm, nuk bëri diferencën që kishte shpresuar tekniku i Barcelonës, që tani duhet të mendojë dicka ndryshe, në kthimin në Santiago Bernabeu më 27 shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *