• |
ide | kryesore

Viola Spiro tregon programin e ri ku do të shfaqet

Paparazzi, Slider



Viola Spiro është larguar nga ekrani i RTSH dhe do ta shohim tashmë në një tjetër ekran televiziv.

Në një prononcim ekskluziv për ‘RevistaWho.Com’ ajo zbuloi pak nga detajet për programin e ri që do të drejtojë në ‘Klan Plus’.

Moderatorja ka theksuar se është shumë mirënjohëse për të gjithë sezonet që ka kaluar në ‘RTSH’ dhe për stafin me të cilin ka punuar për një kohë të gjatë.

’ Stafi i ‘RTSH’ është ndër më të mirët me të cilët unë kam bashkëpunuar. Pas 2 sezonesh të ‘Europa League’ dhe një botërori shumë të  suksesshëm në ‘RTSH’ vendosa të pranoj ofertën e ‘Klan Plus’ që do pasurohet me programacion dhe unë do kem hapësirën time tek sporti. Do jem çdo ditë ‘live’ mbas edicionit qendror të lajmeve, me studio ‘Sport Plus’ ku do përcjell çdo lajm dhe ngjarje sportive edhe me të ftuar herë pas here. Është shumë i ngjashëm me transmetimet e ‘Sport Mediaset’. Kam mbi 5 vjet në fushën e sportit dhe e kam me shumë dëshirë të vazhdoj të qëndroj vetëm tek ky format”,-u shpreh Viola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *