• |
ide | kryesore

21 Savage në burg, flet menaxheri i tij

Paparazzi, Slider



21 Savage është duke u mbajtur i mbyllur në qeli 23 orë në ditë, pa television dhe me shumë pak kontakt me botën e jashtme, pasi u arrestua nën akuzën e “emigracionit të paligjshëm” në SHBA.

Të paktën kështu pretendon menaxheri i tij, i cili gjithashtu thotë se i kanë lejuar të bëjë vetëm një telefonatë me artistin që nga moment i arrestimit. Ky është tweet-i i Stone Mezzy, i cili tani është fshirë:

“I kam thënë për mbështetjen që është duke marrë dhe kjo gjë e bëri të lumtur, ju falenderoj të gjithë për suportin”- thotë ndër të tjera menaxheri. Gjithçka nisi ditën e dielë kur reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sha Yaa Bin Abraham-Joseph, u ndalua nga Dapartamenti i Emigrimit, pasi ka lindur në Angli dhe viza me të cilën ka emigruar në SHBA kishte skaduar që në 2006-ën. Madje atë vit ai ishte kthyer sërish në Angli, për tu kthyer disa muaj më vonë sërish në Amerikë, në mënyrë të paligjshme. Për këtë arsye, qëndimi dhe puna e reperit në këtë shtet nuk mund të vazhdojë e tani ai rrezikon të deportohet në shtetin e lindjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *