• |
ide | kryesore

Ambasada Amerikane: U kemi refuzuar vizën 170 zyrtarëve dhe familjarëve

Lajme, Të fundit



Një javë më parë seanca plenare në Kuvend u shoqërua me debate të forta midis ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama, ku ky i fundit la të kuptohej se Berishës i ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjë që u ndërshtua me forcë nga Berisha, i cili tha se nuk ka asnjë ndalim për të nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjë që u konfirmua edhe nga një kthimpërgjigje që DASH i bëri kryeredaktorit të “Gazetës Shqiptare”, Erli Murati.

Së fundi është gazeta Panorama ajo që i ka kërkuar një informacion Ambasadës Amerikane në Tiranë, nëse ka ndryshime në regjimin e vizave për zyrtarët apo ish-zyrtarët e lartë. Ambasada thotë se janë 170 zyrtarë të lartë të cilëve u janë refuzuar vizat amerikane për ta dhe familjarët e tyre.

“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tyre. Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjeve të tyre nga Sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë. Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, -thotë ndër të tjera ambasada amerikane në përgjigjen e saj.



2 Comments

  1. Ky eshte vetem fillimi per kliken mafioze te saliut dhe Llalles te tjerat pak me vone o skiftera dhe shpellare qe komentoni ketu ne mbrojtjen qe ju i beni kesaj klike mafioze qe shkatarruan vendin,ky vrases sali dhe me vajzat minorene arrin te meret,por ishalla i ne shtepi te vet te mbesat e veta,spak u krijua tani sali vrases prit rradhen

  2. Perseri Ambasada Amerikane nuk konfirmon se Berishes nuk i eshte mohuar viza per ne Amerike qendrim qe te le te kuptosh se ajo i eshte mohuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *