• |
ide | kryesore

Basha: Qeveri tranzitore ose populli do t’iu rrëzojë

Kryesore



Lideri i partisë më të madhe të opozitës, Lulzim Basha, ka kërkuar për herë të fundit një reflektim prej socialistëve, në mënyrë që t’i jepet fund krizës aktuale politike. Në të kundërt do të jetë vetë populli ai që do të marrë në dorë fatin e tij, është shprehur Basha disa ditë para protestës masive të paralajmëruar prej tij më 16 shkurt.

Në fjalën e tij në parlament, Basha ka përmendur disa prej problematikave që ekzistojnë në vend, të cilat kanë qenë fokus edhe të protestave të qytetarëve në rrethe gjatë ditëve të fundit. Bëhet fjalë për pastrimin e vendit prej krimit dhe oligarkëve; gjendjen e rënduar ekonomike dhe mbylljen e mjaft bizneseve; varfërinë; depresionin social; blerjen e votave etj.

” Vendi është në krizë totale, por ky parlament nuk ka asnjë lidhje me hallet dhe problemet e njerëzve. Të gjitha ligjet që sjellin janë ligje për të zhvatur, sepse si aktivitet kryesor të ekonomisë kanë pastrimin e parave të pista të drogës dhe vjedhjen e talsave të shqiptarëve.
Rrealiteti i tmerrshëm në rrugët tregtare të qyteteve kryesore eshtë se ato janë kthyer në shkretëtirë. Gjysma e bizneseve me qepenat e mbyllur, ndërsa pjesa tjetër pa klientë, vetëm me 1 të vetëpunësuar, me taksa të shtuara, me fitime në rënie të përditshme.
Një qeveri dhe një parlament, i dalë nga votat e blera prej krimit, nuk e lidh asgjë me jetën e vështirë të qytetarëve, duke u bërë shkaku pse ekonomia është në krozë dhe shoqëria është sot në depresion dhe 1/5 shqiptarë ushqehet 1 herë më ditë”, u shpreh Basha në parlament ditën e sotme.

Më tej kryetari i PD-së ka hedhur dhe idenë e krijimit të një qeverie tranzitore deri në momentin e zgjedhjeve të parakohshme. Këtë e sheh si një mënyrë për të larguar prej parlamentit persona të lidhur me botën e krimit.

“Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër politike, përveç një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, të garantuara në një mënyrë të tillë, që në këtë sallë të mos ketë asnjë parlamentar, që vjen si rezultat I paktit me krimin”, u shpreh Basha.

Hapja e negociatave nuk do të bëhet as në qershorin që vjen, sipas liderit të PD-së, i cili sheh si përgjegjës të kësaj kreun e mazhorancës, Edi Ramën. Basha ka përmendur dhe investigimin e “Zërit të Amerikës” për blerjen e votave dhe vendosjen e emërimeve në rrugë jo të ndershme, duke kërkuar në mbyllje të fjalës së tij reflektim për situatën politike në vend. Përndryshe, sipas Bashës, qytetarët do të marrin vetë në dorë fatin e vendit të tyre.

“Ne shteruam çdo rrugë politike. Ne e kemi fare të qartë se pse e rrëzuat vettingun politik. Por, edhe ju duhet ta keni farë të qartë, se as Shqipëria e as Europa, nuk do t’ju lejojnë të vazhdoni më këtë maskaradë.

Disa prej jush i kanë marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti Rama, që është ekspozuar kudo si njeriu që është ulur në atë karrige me votën e krimit.

Për pesë kriteret kryesore jo vetëm që s’ka progres, por ka regres. Korrupsioni është thelluar, më vend të luftoni krimin e organizuar, ai ble vota për pushtetin tuaj, emërimet i panë tek VOA si bëhen, vendi është në krizë ekonomike. të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhunohen. Jeni damkosur, si pengesa kryesore për integrimin europian.

Kjo është një faturë e rëndë për vendin dhe shqiptarët! Nuk kemi pse të vazhdojmë ta paguajmë këtë faturë. Zgjidheni politikisht krizën! Ndryshe, qytetarët do ta marrin fatin në duart e tyre, duke nisur me spastrimin e kësaj salle nga shërbëtorët e krimit, që e kanë vendin prapa hekurave dhe para drejtësisë”, mbyll fjalën e tij Lulzim Basha.



15 Comments

  1. U mesua keq ky loqja do pushtet ne tavoline kari prap,ta dha nje here dhe u tregove te gjitheve se bere disa tendera per kunatin dhe pastaj u kujtove qe zgjedhjet u blene,u bere 14 vjet politikan dhe nuk ke fituar nje gare,o koke loqe qe nuk u poqe njehere

  2. Ik o koqe, ik o budalla ik o supertrap, ik o zar i berishes, ik o lapanjoz.se na felliqe fare ik ooooooo……..

  3. Oh sa i embel eshte pushteti,oh c’fare lope qe milet cdo dite dhe kurre nuk pushon,ky qelbesire qe nuk do se c’fare flet.,edhe delet do te pjellin nga dy here ne vit,edhe mushkat do te pjellin,naften do ta uli 98%,domatet dhe patatet do ti beje si peme .Nje debil qe nuk asnje merite ne jet

  4. Ky zari qe e ka vrimen e bythes te goja ka humb tre pale zgjedhje deri tani. Dy te pergjithshme dhe nje lokale. I ka humb edhe me keq se PD’ja e mbas ’97. Nxorri preteks vjedhjen e votes, spastroi partine si dulla dhe vazhdon e mban kreun e partise…. po fajin e ka plaku mere.
    Tani do me kariku popullin qe ta marri pushtetin ose me dhune ose ne tavoline.

    Studentat e Albin Kurti i bene me shume opozitarizem kesaj qeverie ne nje muaj, sesa ky bolja ne tete vjet duke u mor me Babalen e duke i dal ne krah atyre qe kane vjedh pronat (parti e djathte gjoja).

    Me kte ne opozite, naltgjatesia rri ne pushtet 100vjet.

  5. Rama , me tuta sporti shtepie fitoi 75 deputete , sikur te impenjohet seriozisht arrin mbi 84 .Shba dhe be vazhdojne te perkrahin ramen dhe kjo do ta mbaje ne pushtet akoma edhe per te pakten 1 mandat tjeter 2021 -2025 .

  6. e lulo po fillove dhe ti duke lexuar komentet neper facebook, ok qe jeni te dy te paafte si rama dhe ti, po ktu e ke te humbur lojen o trap se te pakten rama eshte origjinal. sa shpejt e shisni bythen mor djema. na bet te dorzohemi me ane te dhunes psikologjike

  7. Kur doli fotoja e Rames lakuriq me palloshin ne dore ,I fitoi zgjedhjet per bashkojme e Tiranes.Rinia ishte total me Ramen.Ndoshta Po te Dali edhe njehere lakuriq Duke bere shurren para parliamentit.,Rama fiton perseri ndoshta nga madhesia e banana,zamet ndoshta edhe ndonje gje me delicate.Jemi apo s’kemi tamam shqiptar.

  8. Lulu e ke gabim ate qe thua,mer jelek blu dhe dil neper rruget e tiranes dhe shpjegoi popullit ate 300 lek per liter energji se po tallin bythen dhe ato te shtepia e pleqeve dhe shtepia e femijeve,behu me serioz o lulu,dhe ver llapen e kishe ber kryeminister e ke kuptuar qe nuk do behesh dot vete dhe ja ngece Ver llapes,o loqe si nuk u poqe

  9. Shkulkarin do ta bojm ambasadori ne Angli ose minister te brendshem.Me Bashes,Mziun,Moniken dhe Kurtin marksizmi do fitohet opozita e leshit.Shkulkar behu me serioz dhe get nje papion se dukesh si I perndjekur ekonomik.

  10. o Luli na bòj nje nder… Mos fol ne emer te popullit, fol ne emer te PD dhe te militanteve te saj…. ka dallim shume te madh populli nga militanti or Lul MOS I FUT TE GJITH NE NJE THES..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *