• |
ide | kryesore

City-Liverpool, çfarë dueli për titull: e nëse arrihet me diferencë golash…

Sport



Premier League po përjeton një kampionat të jashtëzakonshëm me Liverpool, Manchester City, e madje edhe Tottenham në garë të plotë për titullin. Po si mund të shkojnë gjërat në javët e mbetura, sepse ka shumë variacione në dispozicion, pa harruar se mund të arrihet edhe në diferencë golash…

Mbrëmjen e 29 janarit 2019, Manchester City humbi 2-1 me Neëcastle: kaluan në avantazh pas vetëm 24 sekondash me Aguero, por kampionët e Anglisë u përmbysën në të 66’ nga Rondon e në të 80’ nga penalltia e Ritchie. Liverpool, një ditë më pas, ka rastin për të shkuar + 7 ndaj City në ndeshjen me Leicester. Të besuarit e Klopp shënuan pas 3’ me Mané, por Leicester barazoi në shtesën e pjesës së parë me Maguire, e madje në të dytën humbën mundësinë për të fituar. Liverpool mbeti + 5 me shansin e shpërdoruar. Të dielën në 3 shkurt, Manchester City ngre kokën: 3-1 ndaj Arsenal, me tregolëshin e Aguero. Diferenca nga Liverpool zbret në – 2. Një ditë më pas, Reds zbritën në skenë në London Stadium, kundër West Ham të Manuel Pellegrini, ish-manager i City. Liverpool marrin avantazhin me Mané, një gol që duhej anulluar për pozicion jashtë loje të Milner, por barazimin e fikson Antonio në të 28’. Në fund, Origi shkon pranë 2-1 për Liverpool, duke u nisur nga një pozicion i parregullt. Pellegrini akuzoi Klopp, në kujtim të një precedenti të vjetër në Champions: “Di të fitosh vetëm në pozicion jashtë loje”. Liverpool bëri gjithësesi një hap para dhe ngjitet + 3, por në 6 shkurt Manchester City luan në shtëpinë e Everton dhe merr vendin e parë në Premier.

Tani vjen më e bukura. Në më pak se 100 ditë – 93 për saktësi – nga fundi i Premier është një garë e gjitha për tu deshifruar, pa harruar një të tretë aspak komod, Tottenham, me 5 pikë distancë nga dyshja e kreut, por në gjendje të bëjë një rol deciziv në sprintin final: Spurs do të përballen me Liverpool në Anfield në 31 mars e City në Etihad në 20 prill. Pochettino ka mundësinë të bëjë pikë të rëndësishme.

Në këtë moment kalendari tregon se City duhet të përballojë akoma 16 ndeshje, 12 nga të cilat në Premier. Liverpool do të luajë një ndeshje më pak: 13 në Premier, plùs impenjimin e dyfishtë në Champions me Bayern Monaco. Kalendari thotë se pikat më të rrezikshme për City janë Chelsea të dielën në 10 shkurt, derby me United në Old Trafford në 16 mars e Tottenham në 20 prill. Pjesa tjetër është përballje me skuadra nga vendi i 8 e poshtë. Liverpool do të luajë kundër Manchester United në 24 shkurt në Old Trafford, derbin me Everton në 3 mars në Goodison Park, pastaj Tottenham në 31 mars e Chelsea në 13 prill në Anfield: kalendari i Klopp duket më pak i përshtatshëm.

City është në avantazh në diferencëb e golave: + 48 kundër + 41 të Reds. Skuadra e Guardiola shënon më shumë (68 gola, ndërsa Liverpool është ndalur në 56), por skuadra e Klopp mbron më mirë (15 gola të pësuar kundër 20 të rivalëve). Nga ana e tensionit është më mirë City. “Leksioni i këtyre javëve të fundit është mos hiq dorë kurrë”, ishin fjalët e Guardiola pas 2-0 ndaj Everton. Klopp e ndjen vuajtjen: finalja e ndeshjen me West Ham nxorri në dukje tensionin e tij. Guardiola ka rekuperuar gati të gjithë lojtarët dhe beson në rikthimin në formë të De Bruyne.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *