• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT/ “Lasgushin” e morën turqit, Erdogan u hakmor me Ramën

Lajme, Të fundit

Lajmi për lindjen e Air Albania në Shqipëri entuziazmoi shumë njerëz për shkak se çmimet e fluturimeve nga aeroporti i Rinasit janë shumë të kripura. Kompania do të ngrihej me ndihmën e Turkish Airlines. Një Airbus 319 mbërriti me shumë bujë në Shqipëri i cili u pagëzua me emrin “Lasgushi”.

Por këto foto të Airport Haber, një portal turk i specializuar për avionët dhe aeroportet, tregojnë “Lasgushin” e parkuar në Stamboll. Mediat shkruajnë se fati i kompanisë Air Albania është vënë plotësisht në dyshim. Në fakt ky portal turk pati paralajmëruar se kompania Air Albania nuk do e ketë jetën e gjatë, pasi mund të jetë një dështim i Turkish Airlines si me Air Bosna.

Turkish Airlines do investonte 30 milionë dollarë në Air Albania. Por përse u tërhoqën ata? Agjencia “Independent Balkan News Agency” hedh dyshime se vendimi është marrë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
“Mediat turke thonë se Erdogan po hakmerret ndaj qeverisë së Ramës, duke u tërhequr nga Air Albania dhe Aeroporti i Vlorës,” – shkruan IBNA.

3 Comments

  1. S;ka problem, se ku hipokrit KM, eshte mesuar qe edhe bamiresve te tije ti ktheje kurrizin, e te filloje ta quaje ”kazan, per veprimin qe ia lane kopilin e mashtrimit ne dere ketij delenxhiu.

  2. Kur u inagurua, nuk hapje dot tv, se ne cdo tv , dilte palaco kryeministri yne. Propogande pa fund dhe ta nje fllucke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu