• |
ide | kryesore

Kryemadhi-Spiropalit: E nise politikën si revolucionare, por tani do të bësh si borgjeze

Lajme, Të fundit



Një debat për diplomat e deputetëve të mazhorancës dhe LSI-së ka nisur ditën e sotme në parlament. Protagoniste të këtij depati kanë qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ministrja e Shtetit për Kuvendin, Elisa Spiropali.

Debatin e ka nisur Kryemadhi në mbrojtje të deputeteve të reja të LSI-së, njëra prej të cilave u ironizua ditën e djeshme nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kryemadhi: Sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Ramës që kam këtu po ju bëj me dije se Kejdi Mehmetaj dhe Flodia Kërpaci të dyja janë diplomuar. Këta që kam mbrapa nuk e dinë se çfarë është diploma. Ajo ministrja e Arsimit vjen me një kolegj fetar. Elisa Spiropali nuk e di në ka diplomë fare. Mos guxojë më njeri nga ju që të përmendi diplomat se po qe për diploma nuk dimë si të dalim nga kjo. Ju vetëm me një diplomë na e kaloni, diplomën për t’ju lëpirë menderen kryetarit të partisë, këtu na e kaloni ju.

Spiropali, e indinjuar prej akuzave të Kryemadhit është shprehur se ajo i ka përfunduar studimet me rezultate ekselente, në kohën kur sipas saj Kryemadhi po shkatërronte forumin rinor të PS-së.

Spiropali: Në 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe znj. Malaj që e keni në grupin tuaj mund t’jua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në Shqipëri që fituan një bursë në Kombet e Bashkuara, kohë kur ju vidhnit votat e FRESSH, shkatëruat sistemin edhe brenda PS. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne. Frika juaj më e madhe nuk është kjo që po ndodh, por që do humbi gjithnjë e më thellë.

Kryemadhi ka replikuar sërish, duke e ironizuar Spiropalin për deklaratën e bërë nga ajo disa muaj më parë, se Edi Rama është “Skënderbeu”.

Kryemadhi: I them kësaj Andronikës që ka qejf të rrijë me Skënderbeun që të mos e përmendë më PS. Po kjo nuk e njeh PS-në, pasi kur unë kam qenë në PS, Partia Socialiste ka qenë tjetër. Nëse ju nuk kuptoni nga gabimet e të kaluarës, atëherë ju nuk e kuptoni se ku do të shkoni. E nise si revolucionare politikën, por do të bësh si borgjeze tani.

 



5 Comments

  1. CJA KA BO MIRE KESAJ SKENDERBESHES . SHIFNI FOTOT PARA PUSHTETIT DHE SHIFINI TANI PER TE KUPTUAR SA KA VJEDH MAMICA.

  2. keta sa hypin ne pushtet te gjith behen bosa. then kete, kjo monika mos na bej si e virgjer se kjo prof dok e pidh e kar akoma ska dhen llogari per ato pasurit e pafund qe ka qe mos u ngopshin kurre si cift derrash te dy bashkeshortet. burri kesaj u kam me ze e me figure. rama beri protesta ku u vran 4 veta dhe u rrenuan istitucionet publike. gjith kjo per nje hajdut ordiner. po smbaroi me kaq, rama talli bythen me gjith ata protestues se hajdutin me ze e me figur (fjalet e rames) e mori dhe e beri president te shqiptareve duke u tallur me viktimat e me protestuesit. rama sa her qe eshte ne hall i permend 21 janarin sales. sala sa her qe eshte ne hall i permend kurverirat e vjedhjet (keto te fundit me pak ngaqe as ai nuk eshte qelibar). Morali: therruni e grinduni ju ketu neper forume e media online se ata do vazhdojn te vjedhin e te qeverisin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *