• |
ide | kryesore

Kush mes Partizanit e Kukësit është favorit për titullin…

F1, Sport



Mbrojtja më e mirë apo sulmi më i mirë fiton kampionatin. Është një teori që ka gjetur zgjidhje në të dyja rastet e pot ë marrësh statistikat të dyja nxjerrin fitues Partizanin, në një krahasim me konkurentin më të afërt Kukësin. Të kuqtë kanë sulmin më të mirë dhe mbrojtjen më të mirë krahasuar me verilindorët: 21 gola ka shënuar skuadra e Gegës, inferior vetëm ndaj 26 të Teutës, ndërsa ka pësuar vetëm 9. Partizani është skuadra e vetme në Superiore që mbetet nën dopio shifra me golat e pësuar 9.

Kukësi duhet të rikuperojë pikët ndaj Partizanit për të synuar titullin kampion, por pavarësisht diferencës, shifrat janë në anën e verilindorëve; në fakt totali avantazhon të kuqtë me një gol më shumë të shënuar e një më pak të pësuar, por në 5 javët e fundit të kampionatit skuadra e Armando Cungut ka pësuar vetëm një gol, duke e ruajtur portën të paprekur në katër raste.

Meritë sigurisht e portierit, por edhe një stabiliteti të krijuar mes Shametit e Cuclit dhe një mekanizmi difensiv të mesfushës, fondamental në këtë statistikë. Në total Kukësi ka mbrojtjen e dytë më të mirë të kampionatit me 10 gola të pësuar, por në 5 javët e fundit, mbrojtja kuksiane është dorëzuar vetëm një herë përballë Flamurtarit në Vlorë, kur kanë pësuar golin e Pollozhanit. Nuk pësonin gol Blutë që nga sfida me Teutën e barazuar 1-1 dhe kjo ecuri është një tregues i qartë se gjërat për Cungun janë në vijë, të paktën përsa i përket mbrojtjes.

Tani tekniku prêt vetëm golat e Shkurtaj, që pas zhbllokimit në Kupë, ndoshta kthehet të jetë deciziv para portës edhe në kampionat, për ta shtyrë skuadrën drejt kreut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *