• |
ide | kryesore

Në gabimet “njerëzore”, edhe brenda në Vlorë, e pëson gjithnjë Flamurtari

Sport



Gabimet arbitrale, ato njerëzore, bien gjithnjë mbi Flamurtarin. Nuk ka rëndësi, nëse luan jashtë apo brenda, norma e gabimeve është konstante dhe godet njësoj në njërin krah, pavarësisht nëse kundërshtar është Kukësi në kampionat apo Tirana në kupën e Shqipërisë. Në fillim një gol i anulluar, e pastaj një penallti e padhënë, historia vetëm përsëritet e polemikat kanë të njëjtin krah. Komplot anti-Vlorë e quajti administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, dhe nuk është hera e parë që ka rezerva mbi këtë, por pas ndeshjes së fituar në mënyrë të pamjaftueshme me Tiranën, tërbimi është i gjithi për teknikun, Ilir Daja.

“Më vjen keq që këtu flasim për të njëjtën gjë – tha Daja – në katër ditë arbitrat bëjnë cfarë të duan duke goditur jo Vlorën, por futbollin. Me penalltitë e mohuara jemi mësuar, ai që është problem shqetësues është mënyra si veprohem me vullnet duke goditur futbollin e përsëris”

Fitorja 1-0 nuk i mjaftoi Flamurtari për tu kualifikuar, duke qenë se ishte mundur 2-0 dy javë më parë në kryeqytet, por një penallti e mohuar në fund të takimit mund të kishte ndryshuar historinë, në kohën kur Tirana luante prej shumë minutash me një lojtar më pak. Flamurtari humbet mundësinë për të kërkuar Europën nga Kupa, por më shumë se objektivi i munguar e shqetëson ana e peshores së gabimeve njerëzore, që nuk mund të bien gjithnjë kundër tyre, sepse pastaj, vetëm njerëzore nuk janë,.,.,.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *