• |
ide | kryesore

Sekretet për flokë të shëndetshëm

F1, Stil



Dimri mund të jetë shkatërruese për flokët tuaj, por që të mos na dëmtohen flokët gjatë kësaj periudhe ju tregojmë disa mënyra sesi mund të kujdeseni për flokun tuaj për t’i mbajtur ato gjithmonë në formën e tyre më të mirë.

1.Përdorni në masën e duhur shampon
Moti i ftohtë shkakton tharjen, jo vetëm të lëkurës suaj, por gjithashtu edhe të flokëve dhe kokës suaj. Ju duhet të përdorni shampon jo më shumë së dy herë në javë, pasi ajo përveç të tjerave shkakton shumë thatësirë në flokun tuaj,shkruan telegrafi. Gjithashtu këshillohet të mos përdoret uji shumë i nxehtë gjatë larjeve së flokëve pasi ajo e shpupuris flokun.

2.Balsami është tepër i domosdoshëm
Sigurohu që zbutësin që përdorni, ndryshe balsamin të mos e aplikoni tek rrënjët e flokut, por vetëm në majat e tyre.

3.Shmangni tharësen e flokëve
Ndonjëherë është më mirë të lini flokun tuaj në gjendje natyrale. Në rast se ju e ndjeni të nevojshme të thani flokët tuaj me tharëse, atëherë mundohuni ta përdorni atë me kujdes pa shkaktuar djegie të majave në flokun tuaj apo pa i tharë ato me nxehtësi të madhe. Po ashtu, duhet të keni kujdes me piastrën që drejton flokët, pasi hekuri i nxehtë mund të dëmtojë flokun tuaj më shume sesa ju e mendoni.

4.Mbani gjithmonë një kapele
Vishni një kapele, pa harruar të vini dhe shallin apo diçka tjetër që mund t’ju ndihmojë ju për të shmangur lagështirën e flokëve tuaj dhe për te evituar thyerjen e flokëve. Shalli nuk duhet t’ju rri ngushtë në qafë, pasi në këtë mënyrë do ndikonte në fluksin e gjakut në lëkurën e kokës, duke i shkaktuar në këtë mënyrë dëme të mëdha flokëve tuaj.

5.Përdorni vaj për flokët
Përdorimi i vajit në mënyrë të rregullt, i jep jetë flokëve. Megjithatë nuk është e nevojshme për të mbajtur vajin në flokë për orë të tëra. Një ose dy orë do të ishin të përshtatshme për flokun



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *