• |
ide | kryesore

Tensionet me Italinë, Franca thërret ambasadorin e saj

Planet



Ministria e Jashtme franceze ka njoftuar se do të thërrasë ambasadorin italian, Christian Masset, si pasojë e ‘sulmeve të paprecedentë’. Vendimi, shprehen nga Parisi, vjen pas një serie sulmesh të paprecedentë dhe pa baza nga Italia.

Ajo që nxiti edhe më shumë reagimin e Francës ishte takimi në Paruis i Alessandro di Battista dhe Luigi Di Maio me një lider të protestës së ‘jelek verdhëve’, Christof Chalencon.

Më herët zv.kryeministri Italian, Matteo Salvini dhe partneri i tij i koalicionit në qeverinë italiane kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj “jelekverdhëve”. 

“Unë mbështes qytetarët e ndershëm që protestojnë kundër një presidenti qeverisës [i cili është] kundër popullit të tij”, tha më herët zëvendëskryeministri italian.

Nënkryetari i Këshillit të Ministrave të Italisë, Luigi Di Maio, i cili është kreu i Lëvizjes Pesë-yje (M5S), u bëri thirrje demonstruesve në blogun e partisë së tij “të mos dobësohen”. 

Di Maio tha se politika, si në Francë dhe në Itali, “është bërë e shurdhër ndaj nevojave të qytetarëve që janë mbajtur jashtë vendimeve më të rëndësishme që prekin popullin”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *