• |
ide | kryesore

Villarreal-Espanyol si finale Botërori: 40 milionë spektatorë për të parë një lojtar

Sport



Nuk është shifër e shkruar gabim. Pikërisht 40 milionë spektatorë kanë ndjekur në Kinë ndeshjen e La Liga mes Villarreal e Espanyol në transmetim direkt në tv. Numër për rekord, e krahasueshme vetëm me ato të regjistruara në finalen e një Botërori. E gjithë merita është e Wu Lei, sulmuesit kinez 27 vjecar, i blerë në ditët e fundit të janarit nga Espanyol, që e mori nga Shangai SIPG.

Bashkëkombasit e tij mezi prisnin të shihnin debutimin në tokën spanjolle të sulmuesit dhe janë fiksuar përpara Tv në një shifër të frikshme: 40 milionë telespektatorë. Një emocion i shkurtër, duke qenë se Wu Lei është aktivizuar vetëm në fund të ndeshjes (përfunduar me rezultatin 2-2) për rreth 12 minuta. Edhe në prezantimin e sulmuesit, në ditët e kaluara, ka qenë një event i vërtetë për klubin katalanas, që ka njohur një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve në faqet zyrtare të skuadrës në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *