• |
ide | kryesore

Barcelona/ Rakitic kërkon shitjen: pas kësaj qendron …Inter

Sport



Në pritje për të zbuluar nëse do të jetë Luciano Spalletti në pankinë, Inter ka një siguri të vërtetë për sezonin 2019/20: duhet një regjist me kualitet, që të rrisë lojën e skuadrës. Nëse kontaktet me Modric nuk janë shuar kurrë, nga Spagna vijnë sinjale të fortë për frontin tjetër, atë të Ivan Rakitic. Lojtari i ka kërkuar shitjen Barcelonës për në verë dhe pas kësaj lëvizje qendron pikërisht oferta e zikaltërve.

Ashtu si raporton Gazzetta dello Sport, mbërritja në blaugrana e de Jong e me shumë mundësi edhe Rabiot do ti hiqte hapësirën mesfushorit kroat, që po ndjek lëvizjet e klubit, duke i konsideruar si rinovim. Ja përse Rakitic po e mendon seriozisht ofertën e Inter.

Klubi zikaltër, po studion mundësinë ekonomike të cështjes e po lëviz në heshtje: mesfushori 30 vjecar fiton 5 milionë euro neto në vit, plus bonus e sigurisht që prêt një përmirësim të pagesës në rast transferimi. Në këtë pikë, janë delicate ekuilibrat e dhomave të zhveshjes, që përfshijnë edhe situatën e rinovimit të Icardi, që duhet të studiohet gjatë. Por deri në verë ka mjaftueshëm kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *