• |
ide | kryesore

“Dajti, qeveria, drejtësia dhe krimi janë ortakë me njëri-tjetrin!”

Lajme, Të fundit

Ka reaguar ashpër Partia Demokratike pas vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda për të dënuar me 25 vjet heqje lirie Dritan Dajtin, vrasësin e 4 efektivëve të policisë.

“Një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, është lënë sot praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës. Drejtësia e re që ndërtoi kryeministri i mandateve të blera nga krimi, ka vendosur që vrasësi i 4 policëve të mos dënohet me burgim të përjetshëm për çdo polic të vrarë, siç ishte vendosur përpara se Gjykata e Lartë e Edi Ramës ta kthente çështjen për rigjykim.

Duke mbrojtur një nga kriminelët më të tmerrshëm, vrasës me pagesë, gjobëvënës, në krye të listës së te shumëkërkuarve deri në 2009-ën, drejtësia e rilindur e Edi Ramës dekurajon çdo punonjës të rendit të luftojë krimin e organizuar. Me vendimin e drejtësisë së reformuar të Edi Ramës, vrasësit të 4 policëve gjatë operacionit për arrestimin e tij, i kanë mbetur më pak se 10 vite burg. Tani, atij i duhet të gjejë një vangjushdako për të garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve.

Mesazhi është i qartë. Jo vetëm që Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin dhe të çojë prapa hekurave bandat, por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë! Dritan Dajti është rasti më i freskët i listës së gjatë të vrasësve, trafikantëve, gjobëvënësve dhe kriminelëve më të rrezikshëm të liruar gjatë qeverisë së Edi Ramës!

Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit, Banda e Lushnjës, Trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë. Këta jo vetëm janë të gjithë jashtë qelive të burgut, por bëjnë biznes si njerëz të nderuar të shoqërisë, pa iu prekur as qindarka nga pasuria kriminale” – thuhet në deklaratën e PD.

6 Comments

  1. Ky eshte KULMI paturpesisht politike.
    Kjo ishte Rilindja, ajo fryme qe ngjalli aq shprese kur erdhi, dhe qe sot rezultoi nje zhgenjim nje fiasko e nje TURP qe ngjall vetem neveri.

  2. Qeveria e krimit, pa tjeter qe do i leje te lire kriminelet, pasi ka kapur tere pushtetin gjygjesor. Kuptojeni, e jetojeni tani se ku jetojme, e se ne c;rregjim jetojme. Pas tere vjedhjeve, e baderdise shteterore ndaj ekonomise, ketyre u duhen edhe keta bandite , si shume te tjere qe te mbajne pushtetin ne kembe. Kjo eshte struktura sektit dhe e qelbesirave, andaj, me protestat e rrezistenca e popullit, duhet ti permbyse keta katile te kombit, ti shporre keta pushtues, por dhe te na japin llogari per keto mizeri te keqiash qe i kane sjelle ketij populli.

  3. Ky do shkoje te vendose lule te policet e vrare. Ne kete pike e çuar Edi Rama moralin. Dhe vjen ora qe njerzit kane nevoje moral dhe Edit do ja qijne Linden 14 here ne dite,para syve te vet. Mjafton Fjala e duhur sepse edhe ky veshqiri Netes vetem fjalen ka. Prit e shiko Edi Rama

  4. Po me kujton 21 janari. Qe kur ishte ne opozite i coi njerezit ne thertore, me vone premtoi drejtesi per vrasesit te filmuar live ne krim, dhe sot pas 6 vjeteve ne pushtet, ende nuk ka nje njeri te denuar per 4 jete te pafajshme njerezish. Per 4 njerez qe besuan te Rama dhe sot nuk jetojne me. Ky eshte Rama, nje njeri pa din e iman, nje moster qe nuk ben asgje nga ato qe thote.

  5. Je ne terezi Edo , apo i ke fut ndonje vize. 4 police , te vrare ne krye te detyres, qe sot nuk jetojne me, qe kane lene femije e gra rrugeve, pa asnje perkrahje nga ky mut shteti , qe su be kurre dhe qe ata i sherbyen me shpirt, dhe ti merr persiper nje vendim te tille. Kush je ti o mizerje qe provokon kaq shume?? Ti qe nuk ke asnje fije dinjiteti dhe personaliteti. Qe je kaq i papergjegjshem per detyren qe mban. Sot me shume se kurre, nese je burre duhet te jipje doreheqjen e te zhdukeshe nga faqja dheut.
    Por ti nuk ke dinjitet, je rufjan politik, je nje kalbezim i vlerave me te ulta te kesaj shoqerie. Paske qene fare legen o Edo. Ke gjak, a ke palce ti o njeri. Si mundet te arrish deri ketu. Kane qene diktator e mbreter, dhe nuk kane arritur deri ketu. Shoku Gjushit, lales, ndokes, ndreut, doshit, rroshit, ndocaj, frrokit , o zot sa shume jane, ku i gjete o Edooooo. Hiqe kostumin e kollaren e dil andej nga bregu, hipi gomones, se kjo pune te shkon eshte tamam per ty. Kaq vlen ti kokre legenit.

  6. Skllavi xixa dhe skifteret shkruajnedrejtesia e Rames e uli denimin,kur drejtesia e saliut e sorollati Dajtin per mos e denuar deri ne 300 seanca gjygjsore,2016 ky denohet ketu dalin ne skene gjyk e larte me ndrecen thanzen andrean zenelin etj keta qe vetingu ja dergoje saliut ne zarf,keta pushta njesoj si kumbari sali e derguan ne apel,te tjere pushta te saliut I hoqen burgun per jete dhe kjo o skllavi xixa eshte drejtesia e plepave te Korbit sali,ate te rene qe do dale nga vetingu do ta shohesh shume shpejt,komentoni me tru jo me vrimen e bythes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu