• |
ide | kryesore

Hashim Thaçi komenton përdhunimin e 16-vjeçares në Kosovë: Tronditëse

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi, e cila u përdhunua nga mësuesi dhe më pas nga një polic. Thaçi e konsideron të tmerrshme dhe tronditëse atë që ka ndodhur me 16-vjeçaren. Ai inkurajon të gjithë institucionet ligjzbatuese të ndërmarrin të gjitha hapat për të zbardhur rastin e plotë.

“Ka qenë një ngjarje e tmerrshme  shumë tronditëse edhe në rrafshin njerëzor. Janë inkurajuese veprimet që kanë marrë institucionet shtetërore për ndriçimin e këtij rasti”, tha ai.

Thaçi ka mbajtur një qëndrim edhe ndaj çështjes  së dialogut me Serbinë si dhe për ndarjen e kufijve.

“Delegacioni i shtetit te Kosovës ka një progres të mirë. Pushtetet janë të ndara dhe unë  si presidenti i vendit kam një thirrje një angazhim për vendimmarrje strategjike”, u shpreh presidenti i Kosovës.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *