• |
ide | kryesore

Justin Bieber tregon periudhën e errët me lëndë narkotike

Paparazzi, Slider



Mediat raportonin një sërë veprimesh për të cilat sot, Justin Bieber nuk ndihet aspak krenar si, gjuajta me vezë e shtëpisë së komshiut, urinimi në kovë në publik, vizita në një bordello në Brazil, dhe blerja e një majmuni që u kap në doganën në Gjermani.

Sot ai i pranon të gjitha këto budallallëqe që ka bërë dhe shprehet për “Vogue” se shpeshherë ka rrezikuar edhe jetën duke e tepruar me jetën e shthurur dhe përdorimin e Xanax-it.

“E gjeja veten duke bërë gjëra për të cilat më vinte shumë turp dhe mendoj se përdorja Xanax sepse ndihesha i turpëruar. Nëna ime gjithmonë më thoshte t’i trajtoja femrat me respekt. Për mua kjo ishte gjithmonë në kokën time dhe ndërsa po veproja në këtë mënyrë, nuk mund ta shijoja kurrë. Droga vë një ekran midis meje dhe asaj që po bëja. Ishte shumë e errët. Unë mendoj se ka pasur raste kur rojet e sigurisë vinin vonë natën për të kontrolluar pulsin tim dhe për të parë nëse po merrja ende frymë“



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *