• |
ide | kryesore

Juve është në luftë me Real dhe në mes është … Dybala

Sport



Është një fije e gjatë që bashkon Juventus e Real Madrid e nuk është një fije ekzaktësisht miqësore. Tensionet filluan nga ndeshja e famshme në Bernabeu, ku rikuperimi historik i Juventus u ndërpre nga një penallti në minutat shtesë e u shtuan edhe më shumë me cështjen-Ronaldo, rrëmbimi i pjesës më të cmuar të “casa blanca”. Mjaftojnë për të shënuar një frakturë në raportet mes dy prej klubeve më të rëndësishëm e më fitues në në botë. Por në futboll mundësitë për revansh nuk mungojnë asnjëherë, duke filluar nga merkato. Nëse Juventus ndjek Marcelo e, sipas lajmeve të orës së fundit, edhe Casemiro. Në anën tjetër Florentino Perez ka vënë në shënjestër Dybala.

Joya ka patur një javë të komplikuar dhe tani gjendet në mes të zërave të merkatos që do të turbullonin këdo futbollist. Zëvendësimi, një keqardhje e padministruar dhe paralajmërimi i Allegri.

Brenda këtij raporti, në fjalë shumë miqësor, është një luftë që po bëhet për dominimin në Europë. Mbretëria është ajo e Real, por Juventus po rritet cdo vit dhe synon atë fron. Hierarkitë kanë ndryshuar: deri pak vite më parë bardhezinjtë ishin outsider të dy finaleve të arritura si surprizë. Sot janë favoritët, ose aty afër: nuk mund të jetë ndryshe kur në skuadër ke Cristiano Ronaldo.

Mjafton që Champions të mos bëhet fiksim. Për Juventus është një lloj sëmundje, një virus për të cilën duhet një kurë e fortë. E pavarësisht dëmtimeve shqëetësuese të Bonucci apo Chiellini, idea është që bardhezinjtë të përmirësojnë raportin me Dybala dhe të mendojnë për një motiv të vetëm: të këpusin përfundimisht atë fije që i bashkon me Real e të pushtojnë Europën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *