• |
ide | kryesore

Polemika në distancë, Guardiola pickon përsëri Solari: “Real nuk është skuadra më e mirë e dekadës”

Sport



Dy ditë nga sfida kundër Chelsea, Pep Guardiola rihap polemikën me Santiago Solari, që kishte thënë se tekniku katalanas e kishte harruar qëllimisht Real ta rendiste mes tre skuadrave më të mira të dekadës së fundit. “Real ka fituar tre Champions të fundit dhe është favoriti, por nuk është skuadra më e mirë e dekadës – ka deklaruar spanjolli në konferencë për shtyp -. Nëse llogarit kampionatet, kupat e të tjerat, Juventus, Barcellona e Bayern kanë fituar 6 ose 7 e ata dy. Shpresoj që Solarita ketë kuptuar më mirë mesazhin tim. Jam i sigurtë se tani do të jenë të lumtur”.

Shumë ngacmues me Solari, trajneri i rivalëve të shumë betejave, ashtu si dashamirës kur flet për Maurizio Sarri, kundërshtarin e tij të së dielës. “Njerëzit mendojnë që kur dikush vjen në një klub të madh menjëherë cdo gjë funksionon – ka shpjeguar Guardiola – Për të krijuar dicka duhet kohë e unë e shoh që tani dorën e Sarrit. Po bëjnë dicka të jashtëzakonshme, janë në finale të Carabao Cup, avancuan pa probleme në Europa League, janë ende në garë në Premier e në FA Cup. E kam njohur në Napoli vitin e kaluar, zbavitesha shumë kur shihja Napolin e tij në tv”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *