• |
ide | kryesore

Porto-Roma, çmimi i biletave kthehet në çështje: Uefa nis hetimin

Sport



Në Romë çmimi i biletave për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finaleve të Champions kundër Porto po shndërrohet në çështje. Tifozët verdhekuq e kanë vendosur gishtin mbi koston e tyre, për shkak të diferencës mes atyre për ndeshjen në Do Dragao e asaj që Olimpico, duke u ankuar për cmimin e lartë të biletës në transfertën portugeze.

Një cështje delikate, mbi të cilën ka vendosur të hetojë edhe Uefa. “Nëse ka pasur thyerje, do të ketë sanksione “, ka garantuar kreu i UEFA-s Ceferin. “Kemi rregulla dhe kanë ndodhur raste të tilla në këtë sezon. Kemi marrë vendime disiplinore, e nëse do të jetë kështu edhe në këtë rast, do të ketë dënime”.

Në rregulloren Uefa, për ndeshjet e Champions biletat e sektorëve homologë duhet të kenë cmime të njëjta, pavarësisht se kush i rezervohet tifozëve miq. Gjë që, sipas verdhekuqve, nuk është parashikuar për ndeshjen në do Dragao të Oportos, me një diferencë cmimi rreth 30 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *